Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Nga: Zija Çela

U tha se për herë të parë Brukseli bënte një samit jashtë territorit të Europës së Bashkuar. Sa bukur, o Zot sa bukur! Por kjo ditë na erdhi me një paralele, që gjithashtu ndodhte për herë të parë në Tiranë.

E shprehur qartë për vlerat e samitit dhe mikpritjen e personaliteteve të larta, opozita e bashkuar organizonte njëkohësisht një protestë politike kundër mënyrës së qeverisjes. Sado në dukje paradoksale, protesta ishte një shfaqje e pazakontë e europianizimit të opinionit tonë publik, pjekurisë për Të Drejtat. Ndaj gjeti miratim ndërkombëtar. Sa bukur, o Zot, sa bukur!

Po, fatlume dita, nëse nuk do të përlyhej. Sepse, kushedi përse, ne sikur na i vret sytë E Bukura dhe jemi mësuar ose ta dhj*sim, ose ta vr*sim.

U tha se pikërisht për transfertën territoriale, ky samit do të hyjë në Historinë Politike të Europës. E pra, edhe Tirana. Sa mirë, o Zot, sa mirë!

Por nuk u tha se po atë ditë, një njollë e zezë, e pashlyeshme në përmbajtjen kriminale, hyri në Historinë Politike të Shqipërisë. Dhunohet fizikisht lideri i opozitës, lideri që ka qindra mijëra ndjekës, protagonisti historik i zhvillimeve tridhjetë e dyvjeçare, mbajtës i funksioneve më të larta shtetërore, politikani më afatgjatë dhe më i moshuari tashmë. Sa turp, o Zot, sa turp! Dhe sa ogurzezë gjithashtu. Tronditje pati brenda dhe jashtë, por domethënia e plotë e këtij akti ende nuk është shkoqitur.

Kam qenë kritik qysh herët ndaj zotit Berisha në gazeta e televizione, sa herë nuk jam pajtuar me qëndrimet e tij. Në një rast dhune, kur u burgosën gazetarë të “Koha jonë”, më kujtohet si u shpreha në shtyp. Pasi i përmendja gazetarët emër për emër, shtoja menjëherë: “Edhe unë ndjehem me pranga në duar, përderisa….”

Por sot atë grusht mizor e ndjej në fytyrën time. Më dhemb dhe e vuaj shpirtërisht, sepse gjithçka mizore është dhe rrëqethëse. E kështu do të shprehesha edhe po t’i ndodhte çdo pale, jo vetëm kryetarit të PD-së, jo vetëm kryetarit të PS-së, por edhe rangjeve të tjera, bie fjala, deputetëve Balla apo Alibeaj.

Sa për të tjerat, ato të ndërgjegjes njerëzore, shëëttt!… Në vende të çuditshme, ku rrihen pleqtë, çdo uratë është kthyer në baltë.

Gjatë rrugës së jetës, befas, njeriu mund të bjerë në ujë dhe të mbytet. Por të mbytesh nga balta që krijon vetë, është e pafalshme. Sepse, para se me të arritë te goja, e paralajmëron fundin që në hapat e parë.

O balta e Shqipërisë sonë mëkatare, baltë që mashtron për t’u dukur si mjaltë!…

Me ty, prej gjithë mbrapshtive të tua trishtuese, verem bëhem valë e valë. Pa ty, dreqi ta hajë, prapë më vjen shpirti me dalë.

K*çkë, të dua, deri në vdekje.

Tags: AlibeajballaZija Çela

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

E pazakontë! Hapet fondacion online për Luizin, mbi 8000 dollarë grumbullohen në pak orë

E pazakontë! Hapet fondacion online për Luizin, mbi 8000 dollarë grumbullohen në pak orë

Dështon atentati/Kush është i “forti” i Durrësit që s’e kapi pl*mbi

Aksidentoi për vdekje punonjësin e policisë në Fier, arrestohet shoferi 27-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com