Ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë!
1- Të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm të artilerisë ruse, kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas. Punonjësit e urgjencës po kërkojnë nën rrënoja, duke u përpjekur të gjejnë të mbijetuar.
2- Qendra rajonale e Khersonit tani është e rrethuar nga trupat ruse, thonë raportet, me ushtarë dhe pajisje ushtarake “nga të gjitha anët”.
3- Ushtria ruse po vazhdon avancimin e saj në Kiev, me imazhet satelitore që tregojnë një kolonë të blinduar që është rreth 40 milje (65 km) e gjatë.
4- Dhjetra civilë u vranë më herët të hënën në sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
5- Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono lufte, për të paguar forcat e saj të armatosura.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today