Rusia do të pranojë vajzat për pilote luftëtare në Forcat e veta Ajrore, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë se vajzat do të pranohen për pilote pasi ushtria pranoi qindra letra përmes të cilave ato kanë shprehur interesimin për t’u regjistruar në ushtri.
Në grupin e parë do të jenë 15 vajza, i cili do ta nisë stërvitjen në tetor, ka thënë Shoigu.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pilotet ruse njiheshin si “Skifteret e Stalinit”. Ndërsa trupat gjermane i quanin ato “Shtriga të Natës”.
Gjenerata e re e piloteve luftëtare do të trajnohen në shkollën e aviacionit ushtarak në Krasnodar, në jug të vendit.