Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Rudi Vata: Duka duhet të largohet, ka 20 vite që e mjel futbollin si lopë!

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Rudi Vata: Duka duhet të largohet, ka 20 vite që e mjel futbollin si lopë!

Rudi Vata është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Ish-kapiteni i Kombëtares thotë se duhet ndryshim në futbollin shqiptar dhe se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka çfarë të japë më, sepse deri tani vetëm e ka shfrytëzuar postin që mban. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai argumenton në detaje se çfarë i duhet futbollit shqiptar sot dhe se si mund të ndryshojë situata në të cilën është.

Rudi, po afrojnë zgjedhjet në FSHF. Ju jeni një prej zërave më kritikë për mënyrën se si e ka udhëhequr institucionin e futbollit kreu aktual, Armand Duka, në këto 20 vite. Tashmë që ai ka shpallur sërish kandidaturën për një mandat të pestë…?

Kur ke një lopë të mirë që vetëm bën qumësht dhe këtë lopë nuk e ke pasur kurrë tënden, por ta kanë dhuruar, sigurisht që ti do ta mbash këtë lopë, sepse prodhon dhe qumështi është i mirë. Po të dish ta mjelësh si lopçar, futbolli kështu është.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Si çdo institucion në Shqipëri që milet nga ata persona që janë në krye të tyre, kështu është edhe puna e futbollit. Është mjelë për 20 vjet në mënyrën më barbare të mundshme. Kaq. Këtu nuk bëhet më fjalë për futbollin. Këtu flitet për lopën dhe biznesin e tyre, sepse këta nuk e kanë mendjen të bëjnë futboll. Nuk kanë si të ndërtojnë futboll, sepse e para, nuk vijnë nga shkolla e futbollit. Futbolli, përveçse është pasion, është edhe një lloj dashurie për lojën. Këtu nuk bëhet fjalë për dashurinë për lojën, këtu bëhet fjalë për të mjelë lopën. Institucioni i futbollit është lopë e mirë shumë, duke filluar nga të gjitha grumbullimet e grupmoshave të Kombëtares. Çdo vit dalin grupmosha të reja, çdo sezon ndryshojnë disa rregulla. Pra, kjo është historia e lopës. Këtyre që ia kanë dhënë lopën, jo se e kanë merituar t’ia japin.

Gjithsesi, ju keni qenë vetë kandidat për kreun e FSHF-së përballë presidentit aktual…

Unë sigurisht që kam qenë kandidat për të qenë president i FSHF-së, por unë si Rud jam mësuar t’i fitoj gjërat me ndershmëri, me punë, me djersë e me sakrifica dhe këtë ia transmetoj edhe fëmijëve të mi, edhe brezave. Sepse, gjëja më e bukur në botë, gjëja që të shijon më shumë është kur t’i nëpërmjet punës, nëpërmjet sakrificave, nëpërmjet qëllimit tënd, nëpërmjet asaj që t’i bën për të dalë te suksesi, e arrin me meritat e tua. Unë çdo gjë jam munduar ta arrij me forcat e mia dhe e kam arritur gjithmonë dhe sot kam, si të thuash, një pozicion komod dhe nuk kam pritshmëri prej askujt, sepse kam punuar për të dalë te qëllimi im. Në Shqipëri, ty ta dhurojnë postin e ministrit, ta dhurojnë postin e zv/ministrit, por edhe postin e kryeministrit. Nuk ka moral në Shqipëri, është vend rrenash. Shqipëria nuk është vend burrash të ndershëm. Diku e kam lexuar, e ka thënë Faik Konica: “Shqipëria nuk bëhet kurrë pa u bërë mashkulli burrë”. Dhe kjo, pa u bërë mashkulli burrë, ka domethënie të madhe. Për t’u bërë burrë i mirë, sepse ka me shumicë meshkuj të këqij. Ne ankohemi shumë prej grekut e serbit, por të këqijat Shqipërisë ia kemi bërë ne, ata që kanë pasur mundësi të kontribuojnë për Shqipërinë këto vitet e fundit. Aty janë bërë masakrat prej shqiptarëve, jo nga serbi dhe jo nga greku. Kështu që, futbolli shqiptar për mua është kthyer në një matrapazllëk ta pashoq, siç është kthyer drejtësia në matrapazllëk, siç janë kthyer pronat në matrapazllëk. Siç është kthyer çdo institucion, nuk ka si të jetë ndryshe FSHF-ja. /Panorama Sport

Tags: Armand DukaIsh-kapiteni i Kombëtarespresidenti i FSHF-sëRudi Vata

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Next Post
Dashuri e përjetshme/ Çifti feston 81-vjetorin e martesës

Dashuri e përjetshme/ Çifti feston 81-vjetorin e martesës

Gjermania shpall Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zona me rrezik të lartë

Gjermania shpall Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zona me rrezik të lartë

Berisha me akuzë të re: Basha, pas kompanive të basteve!

Berisha me akuzë të re: Basha, pas kompanive të basteve!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com