Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rruga e gjatë e pro-evropianëve për të ndalur Brexit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rruga e gjatë e pro-evropianëve për të ndalur Brexit

Nga Sabrina Provenzani, “eastwest.eu”

Londër – Dhjetëra mijëra protestues, shkruan shtypi. Njëqind mijë, sigurojnë organizatorët. Sigurisht, saktësisht dy vjet pas referendumit në të cilin 51.9 për qind e votuesve britanikë vendosën të nxjerrin vendin nga BE-ja e urryer, të shohësh qendrën e Londrës të zbukuruar me ngjyrat verdhe-blu të flamurit europian, ka ri-zgjuar shpresat e atyre që janë pro qëndrimit në BE, “Remainers”.

Dhe e nxitur nga kjo shpresë (e paarsyeshme?), turma e pjesëmarrësve në marshimin anti-Brexit,  marshoi të shtunën nga Pall Mall, në sheshin e parlamentit britanik.

Aktivistët, banorët evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, “Remainers” nga të gjitha frontet të ardhur në Londër.

Por edhe nga përtej Kanalit, janë duke shpresuar se kjo pjesëmarrje masive, do të krijojë një lloj presioni mbi qeverinë dhe parlamentin britanik.

Dhe rrjedhimisht kushtet politike për një referendum mbi rezultatin e negociatave me Brukselin, mbi të cilin, 9 muaj përpara datës së caktuar për daljen nga unioni, mbizotëron një pasiguri e sikletshme për Londrën.

“Na duhet një top i kristaltë”- deklaroi kohët e fundit me ironi drejtuesi i “EMEA”, një studio ligjore me qëndër në Londër, e cila prej 2 vjetësh shërben si konsulente e klientëve ndërkombëtare, mbi atë se si duhet të veprojnë pas Brexit.

Organizatorët e marshimit, një amalgamë shoqatash dhe grupesh presioni, luajnë me këtë pasiguri, dhe me të dhënat në dispozicion mbi skenarët ekonomikë post-Brexit:të dhënat drithëruese të parashikimeve zyrtare, që ndonjë “dorë e vogël”  nxjerr herë pas here nga kasafortat ministrore, dhe ia jep shtypit për t’i bërë publike.

Përveç rrjedhjeve të informacionit, që Brexit në çfarëdo lloj forme, ka të ngjarë të jetë një katastrofë, kjo duket e padiskutueshme: vlerësimi i fundit i rrezikut është ai i kompanisë “Airbus”, që ka kërcënuar të largohet nga Britania e Madhe, në rast se nuk ka një marrëveshje- po flasim për një kompani shumëkombëshe që ka të punësuar 14 mijë punonjës, plus 100 mijë të tjerë në mënyrë të tërthortë.

Një deklaratë të ngjashme ka bërë edhe BMË. Kompanitë e mëdha, kanë filluar të flasin hapur, pas 24 muajsh takimesh të pasuksesshme me qeverinë britanike. Kështu, grupimet kryesore të presionit kundër Brexit, sqaruan të shtunën thelbin e problemit:Brexit, rrezikon të dëmtojë vendin për dekada të tëra.

Rezultati i referendumit të parë, u arrit në një klimë disinformimi dhe propagande. Tani që efektet po fillojnë të jenë të qarta, 65 milionë britanikët që do të duhet të vuajnë pasojat, duhet t’u jepet mundësia të shprehen sërish me referendum mbi formën e së ardhmes së tyre.

Një propozim tundues. Por a është i realizueshëm? A është politikisht i mundshëm një referendum, mbi rezultatin e negociatave BE-Britani? Aktualisht, duket si një mendim i dëshiruar.

E para që nuk e do është qeveria britanike, e paralizuar nga problemet e brendshme. Shembulli më i fundit, është reagimi i ministrave pro-Brexit mbi deklaratën e “Airbus”.

Liam Fox, përgjegjës për tregtinë e jashtme, ka qetësuar ujërat duke deklaruar se hipoteza e një marrëveshjeje nuk është një bllof nga ana e qeveria së May. David Davis, ministër i Brexit, e bëri të qartë se Londra është duke u përgatitur për një dalje nga unioni edhe pa një marrëveshje.

Boris Johnson riaktivizoi shtypin miqësor ndaj tij, duke i rekomanduar zonjës May nëpërmjet një artikulli në të përditshmen “The Sun”, një “Brexit të Plotë Britanik”, një slogan i thjeshtë për një ngjarje me pasoja ndoshta apokaliptike.

Tek e fundit, sikurse është shfaqur në fundjavë tek “The Telegraph”, javën e kaluar në një ngjarje publike, me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës, ministri i Jashtëm neveriti diplomatët e pranishëm evropiane, duke komentuar shqetësimet e sektorëve industrialë të vendit të tij me shprehjen e prerë “Në djall biznesi!”.

Dhoma e Ulët, ka pasur në dy javët e fundit dy herë mundësi për shkaktimin e një humbjeje vendimtare ndaj qeverisë, mbi një amendament të miratuar me shumicën e Dhomës së Lordëve, e cila i garantonte ligjvënësve kontrollin e negociatave, në rastin e mungesës së një marrëveshje.

Rebelët në radhët e konservatorëve, vendimtarë për atë votë, në fillim e ndezën situatën, pastaj u kthyen në “dele”, dhe u kënaqën me premtime të paqarta.

Pastaj janë sondazhet. Gjithkush i tërheq ato në anën e vet, por sinteza më e balancuar duket se përmblidhet nga BBC dhe “Financial Times”: ndjenja në mesin e popullatës nuk ka ndryshuar në thelb, por publiku vetëm sa ka nisur të dëshmojë një orientim të ndrojtur anti-Brexit.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Brexitgjatëndalurpro-evropianëverruga

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
210 emigrantë në mes të detit, shpëtohen nga autoritetet spanjolle

210 emigrantë në mes të detit, shpëtohen nga autoritetet spanjolle

Supergol nga goditje dënimi, Suarez ndëshkon rusët (Video)

Supergol nga goditje dënimi, Suarez ndëshkon rusët (Video)

Tite me dhimbje koke, një nga sulmuesit më të mirë mbyll Botërorin

Tite me dhimbje koke, një nga sulmuesit më të mirë mbyll Botërorin







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit
Politikë

Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

by mirseda
18:54 | 06/11/2025
0

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, zhvilluan sot një...

Ende nuk është martuar, Laert Vasili zbulon arsyen

Ende nuk është martuar, Laert Vasili zbulon arsyen

18:39 | 06/11/2025
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

18:35 | 06/11/2025
Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara

Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara

18:15 | 06/11/2025
Balluku shmang Parlamentin, opozita kërkon llogari për hetimin e tunelit të Llogarasë

Balluku shmang Parlamentin, opozita kërkon llogari për hetimin e tunelit të Llogarasë

18:12 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com