Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Rrjeti i njohur social shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Rrjeti i njohur social shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

Kompania “Twitter Inc” i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për agjencinë “Reuters” dy burime që kanë dijeni mbi këtë çështje.

Por ekspertët kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e “Twitter-it” për të siguruar financim për një marrëveshje të mundshme.

Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 ditësh, afat që Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompanisë “ByteDance” që të shesë “TikTok-un”.

Lajmi se “Twitter-i” dhe “TikTok-u” janë përfshirë në bisedime paraprake dhe se “Microsoft-i” ende shihet si kryesues për blerjen e aplikacionit u raportua më herët nga “The Wall Street Journal”.

Sipas burimeve “Twitter-it” do t’i duhet të mbledhë kapital shtesë për të financuar marrëveshjen.

Kompania “Twitter” ka një vlerë në treg prej rreth 30 miliardë dollarësh, pothuajse aq sa vlera që kërkon “TikTok-u” të shesë.

“Twitter-i” do ta ketë të vështirë të mbledhë fonde të mjaftueshme për të siguruar blerjen e operacionet amerikane të “TikTok-ut”. Ai nuk ka aftësi të mjaftueshme huamarrjeje”, thotë Erik Gordon, profesor në universitetin e Miçiganit.

“Nëse ai (Twitteri) përpiqet të bashkojë një grup investitorësh, kushtet do të jenë të forta. Aksionerët e tij mund të preferojnë që përqendrimi i menaxhimit të jetë tek biznesi ekzistues”, shton ai.

Një nga aksionarët e “Twitter-it”, firma private e kapitalit “Silver Lake”, është e interesuar të ndihmojë në financimin e një marrëveshjeje të mundshme, shton një nga burimet.

Sipas informacioneve “Twitter-i” ka bërë të ditur se oferta e tij do të përballej me një kontroll më të vogël rregullator sesa në rastin e “Microsoft-it” dhe se nuk do të ketë ndonjë presion nga Kina duke pasur parasysh se nuk është aktiv në atë vend, thanë burimet.

“TikTok-u”, “ByteDance” dhe “Twitter-i” nuk pranuan të komentojnë.

Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime ndaj aplikacionit “TikTok” lidhur me sigurinë kombëtare.

Në fillim të kësaj jave zoti Trump njoftoi vendimin për të bllokuar përdorimin e aplikacioneve me pronar me bazë në Kinë, “WeChat” dhe “TikTok”, duke përshkallëzuar tensionet mes dy vendeve.

Urdhrat ekzekutivë hyjnë në fuqi brenda 45 ditëve.

Zoti Trump tha këtë javë se do të mbështesë përpjekjet e “Microsoft-it” për të blerë operacionet në SHBA të TikTok-ut nëse qeveria amerikane do të merrte një “pjesë të konsiderueshme” të të ardhurave. Ai tha gjithashtu se do ta ndalojë aplikacionin popullor në 15 shtator. “Microsoft-i” bëri të ditur të dielën se synon që përfundojë negociatat për një marrëveshje deri në mesin e shtatorit. /Voa

Tags: rrjetsocialtwitter

TË LIDHURA

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë
Bota

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

10:32 | 10/03/2026
Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë
Aktualitet

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Si të ulim stresin gjatë pandemisë

Si të ulim stresin gjatë pandemisë

Pandemia në Itali/ Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

Pandemia në Itali/ Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

Juventusi i Andrea Pirlo-s/ Pritet revolucion, emergjencë në mesfushë

Juventusi i Andrea Pirlo-s/ Pritet revolucion, emergjencë në mesfushë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës
Bota

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

by mirseda
11:20 | 10/03/2026
0

Teksa lufta në Iran ndodhet në javën e dytë, presidenti i SHBA-së Donald Trump për herë të...

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com