Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rritja e frikshme e propagandës ruse

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Rritja e frikshme e propagandës ruse

Nga Edward Lucas, “Center of European Policy Analysis”/Nëse do t’i kërkohej të kontribuonte me një editorial për portalin e Al-Kaedës “Inspire”,  cilido publicist apo gazetar me një staturë publike, do të refuzonte.

Do të ishte një vetëvrasje profesionale të bashkëpunosh në çfarëdolloj mënyre me portalin propagandistik të një grupimi terrorist të njohur për mizorinë e tij, dhe që është i vendosur për shkatërrimin e jetës moderne të civilizuar.

Regjimi rus nuk është një kult terrorist nihilist. Por mbetet gjithsesi një kundërshtar serioz, dhe i rrezikshëm.

Ai po zhvillon një luftë në Ukrainën Lindore, dhe pushton pjesë territoresh të vendeve të tjera.

Ai po zhvillon një luftë politike kundër Perëndimit, duke u përpjekur të përçajë shoqëritë tona, dobësojë aleancat tona dhe shkatërrojë vendimmarrjen tonë.

Kjo lloj kritike, rastësisht, dikur e parë si një pikëpamje e frikshme e luftëtarëve të vjetër të Luftës së Ftohtë, përbën tashmë një konsensus në të gjithë botën perëndimore.

Megjithatë, shumë akademikë të respektuar, autorë, gazetarë dhe politikanë nuk shohin asgjë të gabuar në pranimin e ftesave nga RT (Russia Today), media kryesore e propagandës 300 milionë dollarëshe e Kremlinit.

Edhe nëse audiencat janë të vogla, tarifat e shërbimit nuk janë të tilla. Unë po bëj fushatë për t’i dekurajuar njerëzit që të mos veprojnë në këtë mënyrë.

Deputeti britanik Tom Brake i Liberal Demokratëve në opozitë, është vetëm një nga aleatët e mi. Ai argumentoi javën e kaluar në parlamentin britanik, nevojën e një bojkotimi të RT dhe partneres së saj kryesore, agjencisë së lajmeve, Sputnik.

Në kundërpërgjigje, ka disa argumente. Njëra është ndershmëria: për shembull nëse kritikoni RT, duhet të jeni të gatshëm të shihni programet e saj për të shpjeguar pse.

Një tjetër është shkëputja: figurat publike shfaqen në shumë kanale pa miratimin e gjithçkaje që bëjnë, dhe shumica e programeve të RT-së janë një gazetari e papërcaktueshme, e bujshme dhe tabloide.

Një e treta e tyre që shfaqen aty, të japin shansin për të kundërsulmuar: në programet e drejtpërdrejta, është e mundur të mblidhen argumente të forta anti-Kremlin.

Nëse asnjë kritik nuk shfaqet kurrë në këtë kanal televiziv, narrativa e regjimit rus nuk kontestohet nga askush. Argumenti i RT-së qëndron tek fjala e lirë.

Nëse ne fillojmë të vendosim se kush lejohet të transmetohet, atëherë ne do të sillemi njësoj si qeveria ruse që kritikojmë.

Asnjë nga këto argumente nuk pi ujë. Unë nuk jam duke argumentuar se RT duhet të ndalohet. Çdo vend ka rregulla që rregullojnë frekuencat tokësore dhe sistemet e kabllove (madje Shtetet e Bashkuara në mënyrë strikte rregullojnë me ligj transmetimin e pamjeve erotike).

Vende të tjera kanë rregulla, për shembull në lidhje me balancimin dhe korrigjimin e gabimeve. Nëse RT i shkel këto rregulla, duhet të përballet me sanksione si çdo kanal tjetër. Por mund të vazhdojë të transmetojë në internet apo në satelit.

Së dyti, ata që marrin pjesë në debate mbi RT, mund të arrijnë disa fitore të vogla. Por ata kontribuojnë në një humbje shumë më të madhe, duke e legjitimuar këtë kanal televiziv.

Imagjinoni sikur çdo bashkëpunëtor me emër të refuzonte çdo ftesë. Prodhuesit e RT-së do të duhej të mbushnin më pas shfaqjet e tyre me ekstremistë, figura të vogla, dhe propagandistët e tyre vendas.

Mungesa e besueshmërisë, do të ishte menjëherë e dukshme. Audiencat do të binin ndjeshëm. Reklamuesit do të largoheshin.

Së treti, drejtësia nuk nënkupton trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë. Kjo kërkon trajtimin e njerëzve sipas meritave të tyre.

RT e ka humbur të drejtën e saj për t’u trajtuar si një transmetues i vërtetë, për shkak të anshmërisë së saj të vazhdueshme.

Ai duhet të konvertohet më mirë në një kanal reklamimi, dhe për një produkt të pakëndshëm dhe të dëmshëm. Një tregues i mirë për këtë, është se unë mund të gjej vetëm një rast në faqen e internetit të RT-së, kur është kërkuar falje për një gabim – dhe kjo ndodhi në vitin 2012.

Vëmendja e kujdesshme ndaj korrigjimeve, sqarimeve dhe keqardhjeve, është një shenjë dalluese e gazetarisë profesionale. Kjo mungon tek RT.

Pra, ata që shfaqen në RT janë duke e vendosur vetveten dhe interesin e tyre, përpara një arsyeje shumë më të rëndësishme: mbrojtjen e sistemit politik, që u lejon atyre të paraqesin mendimet e tyre të ndryshme, dhe ndonjëherë të gabuara.

Nëse ata vërtet duan të sfidojnë propagandën e Kremlinit, ne presim me padurim ta dëgjojmë të reja prej tyre.

Shënim: Edward Lucas është zëvendëspresident i Qendrës Evropiane të Analizës së Politikave (CEPA). Lucas është gjithashtu një ndër redaktorët kryesorë në revistën “The Economist”. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: frikshmepropagandësrritjaruserussia todaytelevizive

TË LIDHURA

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë
Bota

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Next Post
Opozita “e madhe” në sulm: Si po i përdor Rama të sëmurët me kancer

Opozita “e madhe” në sulm: Si po i përdor Rama të sëmurët me kancer

20 fotot që shkaktuan protesta publike

20 fotot që shkaktuan protesta publike

Replika/Ish-kryepolici kritikon Ramën publikisht: Merru me punë, boll…

Replika/Ish-kryepolici kritikon Ramën publikisht: Merru me punë, boll...







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Aktualitet

Ikin si minjtë kur mbytet anija”, Berisha: Don Agaçio, mafiozi më i rrezikshëm në Ballkan

by mirseda
12:30 | 14/02/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçit nga detyra...

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

11:39 | 14/02/2026
E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com