Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rritja e çmimit të naftës/Brazilianët në protestë, kërkojnë rikthimin e diktaturës

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rritja e çmimit të naftës/Brazilianët në protestë, kërkojnë rikthimin e diktaturës

Me mijëra kamionistë dhe mbështetës të tyre vazhdojnë të bllokojnë rrugët pranë Sao Paulos dhe në zona të tjera të Brazilit, në kuadër të protestës mbarëkombëtare që ka gjunjëzuar ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut.
Prej 10 ditësh, kamionistët kanë shkaktuar kaos duke bllokuar lëvizjen dhe furnizimin e vendit me karburant, në formë proteste për rritjen e çmimit të naftës.

Bllokimi i pikave të karburantit ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë, pasi fabrikat kanë ulur ritmin e punës, fermerët thuajse janë ndalur dhe çdo sektor tjetër po has probleme.

Siç ndodh zakonisht, greva e kamionistëve për çmimin e naftës u përshkallëzua në një protestë të gjerë edhe për tema të tjera, si shëndetësia, arsimi apo korrupsioni politik. Por, analistët thonë se elementi më shqetësues i protestës është se, mes flamujve brazilianë janë shfaqur parulla që kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë për të rrëzuar qeverinë civile.

Jo vetëm kaq, por shumë protestues kërkojnë kthimin e diktaturës së djathtë ushtarake, që drejtoi vendin për dy dekada të errëta deri në vitin 1985. Protestuesit thonë se ushtria duhet të vërshojë në kryeqytetin Brazilia dhe të pastrojë institucionet nga banditët që po vjedhin vendin.

Duket se zëri i tyre po bëhet kaq i fortë, sa që Shoqata e Kamionistëve nxitoi të distancohej nga thirrje të tilla dhe tha se lëvizja e saj ishte marrë peng nga njerëz që duan të rrëzojnë qeverinë.

Diktatura ushtarake është një temë e ndjeshme në Brazil, pasi gjatë atij regjimi u vranë dhe torturuan shumë njerëz. Por, në kuadër të korrupsionin galopant që vazhdon prej vitesh, e që ende nuk i duket fundi, janë gjithnjë e më shumë ata që kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, si mënyrën e vetme për të shpëtuar Brazilin.

Tags: brazilianëtçmimitdiktaturëskërkojnëprotesterikthiminrritjatë naftës

TË LIDHURA

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

18:04 | 16/04/2026
Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit
Bota

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

17:49 | 16/04/2026
Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari
Bota

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Next Post
“Efekti Karius”, portieri Karlos imiton gardianin e Liverpoolit (Video)

“Efekti Karius”, portieri Karlos imiton gardianin e Liverpoolit (Video)

Ngjela: Do shihni “vallen e vdekjes”, priten arrestime në nivele të larta

(Video) Ngjela nervozohet me gazetaren: Mos vazhdo se iki nga studio

Dëmtimi i Salah në finale, predikuesi islamik: Zoti e ndëshkoi

Dëmtimi i Salah në finale, predikuesi islamik: Zoti e ndëshkoi







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi
Politikë

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

by mirseda
19:10 | 16/04/2026
0

Tensionet nuk kanë munguar në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend. Deputeti i PS-së, Erion Braçe...

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

19:01 | 16/04/2026
Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com