Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rritja e çmimeve nuk ndalet, inflacioni arrin në nivelin më të lartë që nga koha e piramidave

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rritja e çmimeve nuk ndalet, inflacioni arrin në nivelin më të lartë që nga koha e piramidave

Çmimet në vend vetëm vazhdojnë të rriten, të ndikuara nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburanteve. INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2022 është 8,0%, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4%.

Ky është një rekord i ri i dy dekadave të fundit dhe është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 1998, periudhë kur vendi ende vuante pasojat që solli në ekonomi kriza e piramidave.

Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tre herë normën bazë në ekonomi, duke e çuar nga minimum historik prej 0.5% në 1.75% në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjatë vendimit të fundit se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend.

Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Të dhëna të tjera të INSTAT të publikuara dje bënë të ditur se indeksi i çmimeve të prodhimit, ndërtimit dhe importit shënoi rritje në tremujorin e dytë 2022, në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Shtrenjtimi i kostove të biznesit transferohet të produktet që ata shesin te konsumatorët fundorë.

Rritja e çmimeve u udhëhoq nga ushqimet

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,88 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,62 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,35 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,30 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,3%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,2% secili, “Argëtim dhe kulturë” me 5,2%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9% secili, “Komunikimi” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0,7% dhe “Shëndeti” me 0,6%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 28,8%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 22,3%, “bukë dhe drithra” me 20,4%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,6%, “peshk” 13,7%, “mish” me 11,2%, “zarzavate përfshirë patatet” me 8,6%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Korrik 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 5,5%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2%. /Monitor

Burimi: INSTAT

Tags: inflacionirritja e cmimeve

TË LIDHURA

SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut
Aktualitet

SPAK “mbyll” në shtëpi avokatin, nisin hetimet intensive ndaj Besart Logut

09:54 | 10/09/2025
E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

09:17 | 10/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos
Politikë

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025
Next Post
Sulmi kibernetik/NATO: Në solidaritet me Shqipërinë, dënojmë fuqishëm aktivitete të tilla keqdashëse!

Sulmi kibernetik/NATO: Në solidaritet me Shqipërinë, dënojmë fuqishëm aktivitete të tilla keqdashëse!

“7X7 nuk bëjnë 42”, Rama sqaron qytetarët dhe ironizon Dumën

"7X7 nuk bëjnë 42", Rama sqaron qytetarët dhe ironizon Dumën

Nis zbatimi i vendimit të qeverisë, konfiskohet pallati me 9 kate në Farkë

Nis zbatimi i vendimit të qeverisë, konfiskohet pallati me 9 kate në Farkë

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse
Bota

Incidenti me dronë në Poloni, reagon Moska: Nuk keni asnjë provë që të vërtetoni origjinën ruse

by mirseda
11:43 | 10/09/2025
0

Rusia ka reaguar për herë të parë për incidentin me dronët në hapësirën ajrore të Polonisë. Përfaqësuesi...

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

11:02 | 10/09/2025
SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

10:59 | 10/09/2025
Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

10:30 | 10/09/2025
Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

10:08 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com