Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rritet protesta kundër ligjeve të armëve në SHBA

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rritet protesta kundër ligjeve të armëve në SHBA

 

Dikur reagimet ndaj amokëve në shkollat amerikane zhvilloheshin sipas një skeme të caktuar: zi dhe ndrydhje.

Pas masakrës më të fundit në Florida kjo duket se po ndryshon. Ka ardhur koha, mendon Martin Muno.

Komenti i plotë:

“14 nxënës dhe tre mësues të Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland duhet të vdisnin ditën e Shën Valentinit, sepse një nxënës i armatosur rëndë bëri aty një masakër. Ishte goditja e 18-të me armë në një shkollë amerikane që nga fillimi i shekullit. Që nga masakra famëkeqe e vitit 1999 në Columbine me 15 të vdekur, sipas një analize të “Washington Post”, mbi 150.000 nxënës në gjithsej 170 shkolla të SHBA-ve janë bërë dëshimtarë goditjesh me armë. Pra, goditjet me armë nëpër shkolla janë pjesë e së përditshmes.

Deri tani reagimet ndaj kësaj marrëzie bëheshin sipas të njëjtës skeme: pezmatim, zi, lutje dhe më pas ndrydhje. Ndërsa bota jashtë Shteteve të Bashkuara pyet e çuditur: Kur çdo vit në SHBA vdesin mbi 10 mijë njerëz nga armët, përse nuk kufizohet së paku shitja e armëve gjysmë-automatike? Në një koment të Deutsche Ëelles pas masakrës në komunën teksane Sutherland Springs, në fillim të nëntorit 2017, shkruhej: “Vështrimi duhet drejtuar nga përsëritja e vazhdueshme e së njëjtës. Dhe kjo kërdi duhet interpretuar ashtu siç është, si një dështim i vazhdueshëm i ligjvënësit për të mbrojtur zgjedhësit e vet.

Por tani duket se diçka po lëvizë. Brezi i nxënësve të sotëm nuk është më i gatshëm të mjaftohet me rolin e viktimës. Këtë e dëshmon më së miri fjalimi i indinjuar i 19-vjeçares që mbijetoi masakrën e Shën Valentinit, Emma Gonzalez. “Turp të keni”, i thirri ajo presidentit Donald Trump duke e akuzuar për afri me organizatën lobiste të armëshitësve, National Rifle Association (NRA). Dhe paralajmëroi: “Ne jemi ata që një ditë do t’i bëjmë ligjet.” Fjalimi i saj u shpërnda brenda disa orëve nëpër mediat sociale. Faqja e Facebook-ut “Never again” arriti brenda një kohe shumë të shkurtër më shumë se 60 mijë pëlqime. Në disa shkolla pati mitingje. Ndërsa për datën 24 mars nxënësit kanë bërë thirrje për një marrshim kundër armëve në Uashington.

Ata janë të zemëruar. Dhe janë të vendosur t’i japin fund marrisë së armëve në SHBA. Marria që propagandon se siguria publike është më e lartë kur sa më shumë njerëz janë të armatosur gjer në dhëmbë. Këta nxënës e dinë më së miri se si t’i shpërndajnë idetë e tyre në internet. Dhe kanë një emër: Generation Columbine. Kur Emma Gonzalez thotë se ata janë fëmijët për të cilët dikur në librat e shkollës do të thuhet se “ishim brezi i fundit i të shtënave në masë”, kjo, sigurisht, është paksa e nxituar. Por ata mund të jenë ata që iu kundërvunë për herë të parë diktatit të logjikës së armëve me qëndresë shoqërore. Dhe për këtë ata meritojnë falënderim. Për këtë jo që ka ardhur koha, përkundrazi ka kaluar prej kohësh.”

Tags: armëveLigjeveprotestarritetSHBA

TË LIDHURA

Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
Bota

Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

12:31 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt
Aktualitet

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025
U prit me protesta/ Trump zbarkon në Britani me “arsenal lufte”,
Bota

U prit me protesta/ Trump zbarkon në Britani me “arsenal lufte”,

09:00 | 17/09/2025
Next Post
Presion nga Rama e Tsipras? Metës nuk i del inati me Bushatin: S’më detyrojë dot të…

Presion nga Rama e Tsipras? Metës nuk i del inati me Bushatin: S’më detyrojë dot të...

Foto/ Nuk ka vend pranë babait? Barron Trump udhëton me Shërbimin Sekret

Foto/ Nuk ka vend pranë babait? Barron Trump udhëton me Shërbimin Sekret

Durrës/Sekuestrohen 2 mln euro pasuri, për çfarë dyshohet i arrestuari

Durrës/Sekuestrohen 2 mln euro pasuri, për çfarë dyshohet i arrestuari

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt
Aktualitet

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

by mirseda
14:52 | 17/09/2025
0

Të enjten, më datë 18 shtator 2025, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin...

Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

13:50 | 17/09/2025
Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

12:37 | 17/09/2025
Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

12:35 | 17/09/2025
Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

12:31 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com