Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rrihte foshnjat në çerdhe, pranga infermieres

3 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Rrihte foshnjat në çerdhe, pranga infermieres

Një 47-vjeçare është arrestuar, pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj fëmijëve të vegjël në një çerdhe private në Selanik ku punonte. Denoncimi në polici është bërë nga kolegu i saj ditën e enjte, ndërsa familja e një foshnje vetëm 16 muajshe konfirmon se fëmija i tyre ka shenja të mavijosura në këmbë dhe në trup.

Përveç kësaj, prindërit kanë marrë masa ligjore ndaj saj, ndërkohë që po hetohet nëse viktima të saj në çerdhen në lindje të Selanikut kanë qenë edhe fëmijë të tjerë, siç raportoi kolegu i saj në polici.

47-vjeçarja është dërguar mesditën e së enjtes në prokurori për kundërvajtje, e cila ndaj saj ka ngritur kallëzim penal për lëndim të rrezikshëm trupor dhe lëndim të të miturve, në tentativë dhe të kryer, serial dhe radhazi. Rasti i saj u referua për t’u gjykuar nesër në Gjykatën Penale të Selanikut, dhe u la e lirë me kusht që të mos afrohej në vendin e saj të punës ose me ndonjë nga punonjësit, me telefon ose personalisht, deri në datën që do zhvillohet gjyqi.

Mavijosje në këmbë dhe trup

Avokati që përfaqëson familjen e foshnjës 16-muajshe, Nikos Petridis, tha se, siç i kanë thënë prindërit dhe rezulton nga shkresat e lëndës, në trupin e foshnjës janë konstatuar mavijosje dhe lëndime. Që nga ajo kohë janë marrë të gjitha masat ligjore me mobilizimin e menjëhershëm të Sigurimit, i cili ka kërkuar hetimin dhe kqyrjen e foshnjës nga ana e Shërbimit Ligjor, ku vërtet janë konstatuar mavijosjet”.

Sipas avokatit të familjes, prindërit i kanë zbuluar plagët sapo fëmija është kthyer në shtëpi, ndërsa tashmë ishin njoftuar nga Sigurimi, pasi i ka paraprirë denoncimi i kolegut 47-vjeçar dhe kanë vijuar procedurat ligjore. “Fëmija dukej i shqetësuar dhe kjo ishte arsyeja pse nëna e tij shkoi të kërkonte të zbulonte se çfarë kishte ndodhur. Ka konstatuar mavijosje dhe lëndime të lehta dhe njëkohësisht është njoftuar nga Sigurimi për rastin”, thotë zoti Petridis.

“Mavijimet janë në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit të foshnjës. Gjithsesi, për shkak të sjelljes së përsëritur ndaj disa fëmijëve dhe siç informohemi të gjithë në të njëjtin stacion, në të njëjtën ditë, tregon edhe qëllimin e autorit për t’i shkaktuar lëndime trupore fëmijëve të mitur”, thekson ai.

E akuzuara punon prej shumë vitesh në çerdhen private, dhe pritet të pretendojë para gjykatës se bëhet fjalë për një kallëzim të rremë ndaj saj, dhe se ka qenë viktimë e mashtrimit.

Në të njëjtën kohë, janë të shumtë prindërit që i dërgojnë fëmijët në këtë çerdhe private, dhe janë mërzitur pas publikimit të denoncimit dhe arrestimit.

Burimi i lajmit: protothema. Përshtatur nga Tirana Today 

Tags: cerdhefëmijëselanik

TË LIDHURA

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ekonomi

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:22 | 16/12/2025
Fermerët derdhin qumësht jashtë Zyrës së Taksave të Hanias
Rajoni

Fermerët derdhin qumësht jashtë Zyrës së Taksave të Hanias

11:42 | 16/12/2025
Protesta e fermerëve , policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Rajoni

Protesta e fermerëve , policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë

10:30 | 16/12/2025
Next Post
Kanye West shpall sërish kandidaturën për president të SHBA

Kanye West shpall sërish kandidaturën për president të SHBA

Edukatorja dhe dy ndihmëset mbyllin 5-vjeçarin në dhomë, e detyrojnë të hajë jashtëqitjet e tij

Edukatorja dhe dy ndihmëset mbyllin 5-vjeçarin në dhomë, e detyrojnë të hajë jashtëqitjet e tij

Mashtruesi i merr 300 Euro për punë në Gjermani dhe e lë rrugëve

Mashtruesi i merr 300 Euro për punë në Gjermani dhe e lë rrugëve







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Mashtrim me makina me qira, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona
Aktualitet

Mashtrim me makina me qira, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona

by mirseda
14:22 | 16/12/2025
0

Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon...

“Bashkëpunim ekonomik”, Spiropali mesazh : Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin ne BE

“Bashkëpunim ekonomik”, Spiropali mesazh : Rikonfirmuam mbështetjen e Greqisë për integrimin ne BE

14:14 | 16/12/2025
Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar

Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar

13:51 | 16/12/2025
“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë…

“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë…

13:07 | 16/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com