Një aksident me autobus u ka marrë jetën 11 personave, ndërsa 37 persona kanë marë plagë. Ngjarja tragjike është shënuar në Ekuador.
Mediat e huaja që përcjellin lajmin, bëjnë me dije se autobusi po udhëtonte drejt qytetit Loja, në jug të Ekuadorit, kur është rrëzuar 21 kilometra në jug të qytetit të Cuencës.
“Janë gjithsej 37 të plagosur dhe 11 të vdekur në aksidentin e mëngjesit të së shtunës”, tha zyra rajonale e Ministrisë së Shëndetësisë në Twitter.