Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rreziqet u marrin jetën emigrantëve dhe azilkërkuesve

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Rreziqet u marrin jetën emigrantëve dhe azilkërkuesve

Numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve që kaluan kufirin jugor amerikan këtë vit po shënon një shifër rekord dhe Patrulla Kufitare e Shteteve të Bashkuara ka vështirësi të menaxhojë situatën. Vetëm në një sektor të Teksasit, numri i familjeve që emigruan është shtuar me 1 mijë e 200 për qind, duke detyruar autoritetet kufitare të angazhojnë personel shtesë si dhe të ndryshojnë procedurat urgjente në mënyrë që të shpëtohen jetë.

Gazetarët e Zërit të Amerikës, Ramon Taylor dhe Victoria Macchi raportojnë mbi rreziqet natyrore që u kanosen atyre që kalojnë kufirin, në vitin me numrin më të madh të vdekjeve në rajon.

“Do të shfaqen. Familjet shfrytëzojnë këtë rrugë. Dalin me shpresën se një agjent kufiri i pret”, thotë Allen Vowell nga Patrulla Kufitare e sektorit Del Rio.

Rritja e numrit të familjeve që emigruan përmes veriut të Rio Grandes shënon shifër rekord dhe ka shtuar presionin mbi agjentët e Patrullës Kufitare në Teksas.

Në sektorin Del Rio, agjentët kanë ngritur tenda në qytetin Eagle Pass.

Disa teknikë shëndetësorë janë transferuar nga terreni nëpër qendra veprimi.

Gjatë gushtit, agjencia hapi edhe një spital.

“Kjo është salla e vlerësimit fillestar. Pra vijnë këtu, kontrollohen dhe ekipi mjekësor konstaton se çfarë u nevojitet, japin barna dhe shohin nëse mund t’i trajtojnë. Nëse jo i dërgojnë në objekte të tjera”, thotë Russell Church nga sektori Del Rio i Patrullës Kufitare.

Agjenti Allen Vowell thotë se sektori i tij ka arrestuar emigrantë nga më shumë se 50 vende. Shumica mbërrijnë të dehidratuar nga thatësia ekstreme dhe nxehtësia që arrin në 42 gradë Celsius. Disa të tjerë nuk shpëtojnë.

Raportet e Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim thonë se më shumë se 500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Amerikë gjatë vitit 2019, që krahasuar me pesë vitet e fundit, është shifra më e lartë.

Gjysma e rasteve kanë ndodhur në afërsi të kufirit SHBA-Meksikë. Shkaktari kryesor është mbytja në lum.

“Rryma e lumit të çon deri në një farë distance. Pastaj janë rezervuaret ku është e vështirë të manovrohet. Në një mënyrë je në mëshirën e rrymës së ujit”, thotë Allen Vowel i patrullës amerikane.

Ata që arrijnë të mbeten gjallë kujtojnë momentet e vështira.

“Bija ime po qante. Uji i kishte mbërritur deri në kraharor. Më tha: nënë nuk mundem më. Pastaj ushtarët në anën tjetër na zgjatën duart”, thotë Julia azilkërkuese nga Kongoja.

Por, rreziqet e kalimit të kufirit, për shumë emigrantë dhe azilkërkues janë më të vogla sesa qëndrimi në shtëpi.

“Nëse të mos bësh asgjë nënkupton të vdesësh, njeriu bën gjithçka për të shpëtuar, merr parasysh rrezikun dhe sëmundjet. Ajo që më brengos janë fëmijët e tyre. Do të rrezikoja gjithçka për ta”, thotë Marvin, emigrant nga Hondurasi./ VOA

Tags: azilkerkuesitemigrantetPatrulla KufitareRreziqet

TË LIDHURA

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit

17:52 | 18/12/2025
Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve
Bota

Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve

17:11 | 18/12/2025
Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit
Bota

Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit

15:20 | 18/12/2025
Next Post
Salianji: Nëse zgjedhjet bëhen sot, opozita merr mbi 80 mandate

“Nuk kanë ide, kanë inate”/ Salianji i përgjigjet kritikëve të Bashës

Vetëm 3 fitues nga 4 qarqe/ Dalin rezultatet e testimit për aplikantët që duan të bëhen policë

Vetëm 3 fitues nga 4 qarqe/ Dalin rezultatet e testimit për aplikantët që duan të bëhen policë

Agron Shehaj: Do ketë zgjedhje të parakohshme!

Shehaj: Rama zgjat koncesionin për makinat dhe fal miliona euro







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket
Politikë

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

by mirseda
21:52 | 18/12/2025
0

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej...

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com