Një vajzë mesditën e sotme është shpëtuar nga policia në qytetin e Elbasanit. Ajo pasi ishte marrë me forcë në makinë nga ish- i fejuari.
Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja njofton se ka qenë ai që ka lajmëruar policinë, pasi vajza ka hapur derën e makinës duke kërkuar ndihmë.
“Ndodhesha në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit kur po kalonte një makinë tip BMË dhe një vajzë hapi derën duke kërkuar ndihmë. Në momentin që vajza hapi derën, shpejtësia e makinës u ngadalësua nga shoferi, ndërsa më pas dera u mbyll, ndërsa automjeti rriti shpejtësia duke u larguar. Në këtë moment njoftova menjëherë drejtorin e Policisë së Elbasanit Altin Qato, ndërsa vetëm pak minuta më pas makina u ndalua te Universiteti Aleksandër Xhuvani’ shprehet gazetari i Report Tv, Kozarja.
I riu që mori me forcë në makinë ish-të fejuarën, pasi ishin ndarë është ndaluar ndaluar së bashku me tre personat e tjerë që e shoqëronin. Ndërsa Report Tv sjell pamjet e makinës tip BMW targë AA 855 BE ku u mor me forca vajza dhe të drejtuesit. Ndërkohë që vajza rreth moshës 18-vjeç është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë pas tronditjes që pësoi nga ngjarja.