Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rrëfimi/Si i festoheshin Pashkët mes kampit të Tepelenës!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Rrëfimi/Si i festoheshin Pashkët mes kampit të Tepelenës!

Nga Gjosho Vasia/Asnji prej nesh që jetojshim mbrenda telave të Kampit të përqendrimit nuk kishim dijenì se çfarë situatash politike po zhvilloheshin në botë në fillim të marsit të asaj vjete, nga që nji javë para Pashkëve ato të drejtorisë së Kampit sollen te priftent tonë të internuem nji zà si t’mbyllun: “Me sa dijmë ju katolikët keni nji festë, për këte mund të thoni meshë”.Ky lajm i pa pritun, madje i pa besueshem na luejti mendsh, me u thanë meshë këtu ku çdo ditë vorrosshim nga 10-15 mjerana që vdisshin prej urijet, prej smundjeve a prej stërmundimit të papàmë, aty ku përdhunimi vllavrasës ishte i hatashem!

Urgjentisht u mblodhen mendtakët e rrahen arsytimet. Shumica thanë se bota Prendimore me siguri ka ngritë zanin kunder persekutimit të çmendur që po zhvillojnë regjimet komuniste ndaj njerzve politik e sidomos ndaj klerit katolik.

“Per pa e mujtë e keqja shqiptàrin nuk ban gjurmë kah e mira, ka thanë Fishta, prandej janë shpresat se na ka mujtë e keqja”.

Per çudi i gjithë Kampi mori të dridhun, sepse sejcilit iu dukte se lindi nji shkëndi shprese në këte mjerim të papërshkrueshem.

Interesante ishte se të trimijë të internuemit nga këto emocione të paprituna flitshin me za të naltë nëpër oborrin e madh të kampit, çka nuk ishte praktikue deri atëherë, sepse terrori ta fikë zanin dhe ta lidhë gjuhen nye. Mbrenda këtij kamp sejcila “thnegel” kërkonte me kontribue sadopak në këte manifestim që po hynte në histori.

Nisen pregatitjet. Menjiherë Át Jakë Gardini formoi korin me 12 vetë që do t’këndojshin gjatë meshes. Át Ferdinand Pali, Át Viktor Volaj dhe Dom Zef Gilaj u moren me rrëfimet e të krishtenve, tue i ndjekë qytetarë e fshatarë ndër pesë kapanonat te vendi ku flejshin dhe interesante ishte se gjatë rrëfimeve, gra e fëmij përreth, edhe të nji feje tjetër, u largojshin dhe s’guxonte kush me ba ma t’voglen zhurmë.

Tashma turma lëvizte e organizueme nëpër kamp. Kund 30 gra nisen pastrimin e asaj kazerme të rrënueme nga lufta mbrenda së ciles do t’ishte “Kisha” e ardhshme ku do t’thohej mesha e Pashkëve. Kush mujti doli në kerkim të qylymave e velencave sepse ato do t’shtrohen rreth dhe para elterit jo vetem per zbukurim, por kryesorja se mbi to do të vendoseshin në plan të parë të sëmurët që ishin shumë. Mendo se në kapanonin numer 6 kishim dyqind e sa tuberkoloza. U gjet edhe çarçafi i bardhë si bora që do t’mbulonte tavolinen, lterin e ardhshem. Fëmijtë u moren me lulet e fushës që do t’zbukurojshin “Kishën” anë e kand, me nji fjalë gazi i papritun mbi ftyrat tona mujti përkohësisht me tha lotet e mjerimit…

Erdhi dita e Pashkëve. “Kisha” ishte zbukurue deri në madhështì, ishte mbushë me popull sa mos me nxanë ma e sejcili prej tyne kishte veshë ma të bukurat rroba (duhet dijtë se ma e bukura rrobë kishte tri arna, mendo se pantallonat ne i kishim futë në darkë nen dyshekun me kashtë per t’i hekurosë per Festen e Madhe). Për këtë festë ne mujtëm me gjetë prej fshatarëve, tinëz, dhe me duer mbas telave rrethues, 6 kokrra vezë, meqë i kërkonte festa dhe prej racionit të bukes premë nga tri rriska të tejdukshme, i lagëm me sheqer dhe i quejtem ambëlsinë.

Mesha filloi. Dom Nikoll Mazreku hypi në elterë dhe mori fjalen e hapjes, ndër të tjera ai na tha së sot këte kazermë të rrënueme nga lufta duhet ta konsiderojmë si ma e madhja katedrale e botës së qytetnueme.

Menjiherë kori, ndejë nga e djathta e lterit, filloj kangen e parë që ishte ajo e Zojes së Shkodrës. Kori gjatë gjithë kohes i këndoi të gjitha kangët aq bukur dy zanesh, në veçanti shkodranët gjatë melodinave dhe vargjeve lutëse u përloten me dnesë. Át Viktor Volaj ndihmonte meshën që e thoshte Dom Nikoll Mazreku.

Emocionet e asaj ditë të çuditëshme më kanë hy aq thellë në çdo qelizë sa që edhe sot kur i kujtoj ndiej të njejtat emocione të përlotuna.

Në kohen kur të krishtenët nisen të kungohet, kemi pa dhe jemi çuditë se Osten e shugurueme e moren edhe shum të rinj dhe të reja myslimanë.

Mbas meshes nisën vizitat të njeni tjetri tue i urue nji lirim të shpejtë.

Por ç’prej asaj ditë e mbrapa shqiptarët nuk ndiene asnji fije ajër lirije. Terrori mbeti po ai, regjimi i kuq si nanë e mashtrimit ishte tallë me botën dhe sigurisht edhe me ne.

Por fatmirësisht meqë Qiella e ka nji sy, po presim se mos njerzit e mashtrimeve nji ditë do t’kthehen nga pendimi.

Botue ma s’parit tek e përkohshmja: Hylli i Dritës, 2007 (XXVII), n. 1 (252).

Tags: festoheshinKampitPashkëtrrefimiTepelenës

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Bale në  “Elbasan Arena” më 20 nëntor

Bale në  “Elbasan Arena” më 20 nëntor

Çudia shqiptare/Kërkoi certifikatën e pronësisë, përfundon te komshiu

Çudia shqiptare/Kërkoi certifikatën e pronësisë, përfundon te komshiu

Brukseli në Tiranë/Nishani: Të vijë kush të dojë, këtu s’ndryshon gjë

Brukseli në Tiranë/Nishani: Të vijë kush të dojë, këtu s’ndryshon gjë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin
Bota

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

by mirseda
21:12 | 25/11/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një postim në rrjetin social se i ka udhëzuar këshilltarit të...

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave

Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave

20:38 | 25/11/2025
Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

20:21 | 25/11/2025
Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

19:43 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com