Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rrëfimi/ Kur Rama kërkonte të intervistohej nga “Zëri i Amerikës”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rrëfimi/ Kur Rama kërkonte të intervistohej nga “Zëri i Amerikës”

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama sulmoi “Zërin e Amerikës” pas publikimit ngakjo e fundit të përgjimeve me emra deputetësh dhe zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste, se si siguroheshin punësimet në administratë.

Sot ka reaguar analisti Ilir Demalia, i cili tregon mes të tjerash një bisedë me Ramën në Gjermani në vitin 1991, kur ky i fundit i kishte kërkuar t’i siguronte një intervistë me Zërin e Amerikës.

“Ishte pikërisht shkurti i vitit 1991 kur Edi Rama, atëherë i djathtë por sallaks i fshehur, erdhi në Lubeck të Gjermanisë, sëbashku me të ndjerin Ardian Klosi, për të më takuar”– shkruan Demalia dhe shton se si i kishte kërkuar t’i mundësonte një interviste për VOA.

Ilir Demalia

Kazani Kadrillarit mbërriti dhe në Washington

Dje në ditën e 75 vjetorit fillimit emisioneve të Zërit Amerikës si zëri i lirisë kundër diktakturave, dhe si rrjedhim edhe komunizmit shqiptar, kryeministri i Shqipërisë i dërgojë një “urim” Zërit të Amerikës, duke e futur në kazanin mediatik shqipëtar

Dollibashi i kazanërisë dhe krijimit kazanit të pushtetit si kazan mediatik është kryekazan Kadrillari, Ram Kadri, Kadri Rama, njëkohësisht kryeministri i Shqipërisë së kazanizuar si mjerim shtetëror, politik, ekonomik, prej paçes së kazanit të Rilindjes së kazanëve të mortjes shtetërore të shqiptarëve.

Zëri Amerikës në vitet më të errëta ka qenë zëri shpresës si e vetmi burim për të ndezur ndjenjën e lirisë.

Në vitet 1986-1989 Zëri Amerikës luajti një rol të pakrahasueshëm në nxitjen e revoltave dhe ndërgjegjësimit për lirinë e fjalës dhe të drejtën për të qenë i lirë si në Shqipërinë komuniste edhe në Kosovën e sunduar nga maqina shtypëse serbe në ish-Jugosllavi

Nga valët e Zërit Amerikës u hapën ne eterin e hapsirës shqiptare zërat e lirisë dhe shpresës, kurajos dhe medimit kundër diktaturës shqiptare të regjimit Tiranës dhe shovinizmit serb në Kosovë, aq sa Zëri Amerikës në programet e saj të orës gjashte dhe tetë të mbrëmjes u quajtë ora e MESHËS për shqiptarët.

Ishtë pikërisht shkurti i vitit 1991 kur Edi Rama, atëherë i djathtë por sallaks i fshehur, erdhi në Lubeck të Gjermanisë, sëbashku me të ndjerin Ardian Klosi, për të më takuar. Unë jetoja në Lubeck që pas largimit me krizën e ambasadave në korrik 1991.

Megjithëse në Shqipëri ishte pranuar pluralizmi, megjithëse në Shqipëri kishte filluar gazeta e parë opozitare Rilindja Demokratike, megjithëse në Shqipëri tashmë flitej si të duash dhe sa të duash, ashtu siç dhe bënte dhe Rama, prap, Zëri Amerikës, kishte tjetër impakt dhe tjetër rëndësi dhe të vishej tjetër kostum…

Edi Rama e dinte mirë këtë. Kur u takuam dhe bisedat ishin sigurisht rreth Shqipërisë, Edi Rama, duke qenë se unë i kisha dhënë disa intervista Zërit Amerikës pas largimit tim nga Shqipëria në korrik 1990, me drejtohet :

-Si i bëhet të lidhemi për një intervistë me Zërin?
-Po, -ju përgjigja unë, – ja të lidhem me Biberajn dhe ti themi.

Elez Biberaj, drejtuesi i Zërit Amerikës, ka luajtur një rol të pakrahasueshëm për atë periudhë sa të rëndë dhe delikate për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Ishte fat për zotin Biberaj që ishte tek Zeri Amerikës, por edhe me fat për shqiptarët që kishin një si Biberaj tek Zëri Amerikës.

Pasi i telefonova zotit Biberaj, i tregova kush ishte Edi Rama dhe a mundet të kishte një intervistë tek Zëri. Biberaj duke qenë se ishte i interesuar për zëra intelektualësh aq më tepër dhe prezantimin që i bëra për Ramën si një “rebel”, më tha po. Lidhjen telefonike ja kalova Ramës, ku më pas u zhvillua dhe intervista.

Rama, përpara se ta quante VOA kazan, si person i ngjarjeve të 89-90-ës, ku në bisedat tona komentoheshin dhe mesazhet që vinin nga përtej Atlantikut nga editorialet e Biberaj, duhet t’i bënte fillimisht një urim Zerit Amerikës në këtë 75 vjetor në respekt të vetes për atë periudhë, por edhe si kryeministër i Shqipërisë sot. Më pas le të bënte verejtejt e tij për të vërtetat apo të pavërtetat sipas Ramës, për përgjimet dhe të vertetat e panevojshmërisë së përgjimeve si të vërteta të degradimit dhe korrupsionit qeverisës i zhytur aq keq në llumin korruptivo-kriminal rrethuar nga injoranca qeverisëse.

Rama, në rrugën ku është futur nuk ka kthim mbrapa. Ai do ti shkojë “marrëzisë se tij të madhështisë” deri në fund.

Sjellja dhe disekuilibri tij psiqik prej paranojës së kazanit ku është futur duke ngritur dolli për ‘fitore pas fitoreje” si dollibash Kadrillar i Kadri Ramës së Ramë Kadrisë e ka kthyer në një figurë sa dramatike aq edhe groteske.

Meqë Rama e thotë shpesh se është nxënës i Fanolit, unë po ja kujtoj qeverisjen e kazanit tij sot me vargjet e Fanolit.

Turbull-turbull avullo
Digju zjarr kazan vëlo
Hundë turku mjekërr cjapi
Thonjë çifuti lesh harapi
Hidhi edhe pak gjak dose
E pastaj nakatose.

TË LIDHURA

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

09:48 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër
Aktualitet

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
Next Post
“O qeveri e Lleshit, Balili u përdor nga Rama si sukses”

"O qeveri e Lleshit, Balili u përdor nga Rama si sukses"

Detajet/ Ku u vetëdorëzua dhe ku ndodhet aktualisht Klement Balili

Detajet/ Ku u vetëdorëzua dhe ku ndodhet aktualisht Klement Balili

“S’më kanë dashur kurrë”/ Rrëfim prekës i këngëtares shqiptare (video)

“S’më kanë dashur kurrë”/ Rrëfim prekës i këngëtares shqiptare (video)

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com