Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Rrëfimi i dhimbshëm i bashkëshortes së Astorit, nga takimi i parë tek vdekja

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rrëfimi i dhimbshëm i bashkëshortes së Astorit, nga takimi i parë tek vdekja

Gjashtë muaj më parë futbolli italian ishte në zi, pasi u nda nga jeta në mënyrë të befasishme ish-kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori. Një humbje e madhe që preku të gjithë figurat e futbollit dhe kampionati italian atë kohë kishte pezulluar të gjithë aktivitetin. Astori ishte në një hotel në Udine, ku pas pak orësh do të zhvilohej ndeshja e radhës në kampionat.

Astori la pas vajzën e tij, Vittoria dhe bashkëshorten Francesca Fioretti, e cila theu heshtjen pas më tepër se 6 muajsh dhe foli për herë të parë për ndarjen nga jeta të njeriut me të cilin kishte lidhur jetën.

“Davide u nda nga jeta, në momentin më të lumtur për të. Kemi patur një jetesë të mirë dhe tani më duhet të jetoj një jetë tjetër, të cilën nuk e kam zgjedhur. Gjithsesi kam vendosur të shoh përpara për Vittorian, e cila e di që babai i saj nuk do të kthehet më , por ne e kemi vendosur atë në një vend imagjinar, ku është i lumtur”, u shpreh Francesca.

Bashkëshortja e Astorit tregon edhe disa detaje interesante, në lidhje me vajzën e saj, ndërsa zbulon se kanë vendosur që bisedat rreth Davides, të mos jenë asnjëherë tabu mes tyre.

“Më 5 mars (një ditë pas vdekjes së Astorit), unë e çova në shkollë dhe shkova tek psikologu i fëmijëve, i cili më këshilloi: ‘As gjëja më tragjike nuk duhej ta destabilizonte Vittorian. Qetësia e saj varet nga imja, ajo nuk duhet të më shohë të trishtuar: lotët tanë nuk duhet të jenë lot dëshpërimi, por emocioni. Davide nuk duhet të bëhet një tabu për të folur dhe zbrazëtia nuk duhet të na zërë frymën’. Në udhëtimin tonë të parë pa Daviden, në një moment unë pashë buzëqeshjen e saj dhe mendova: arrita ta bëj atë të shijojë udhëtimin”, tregon bashkëshortja e Astorit.

Francesca Fioretti zbulon edhe detaje nga njohja e saj me ish kapitenin e Fiorentinës, por edhe momentin më të lumtur për çiftin, atëherë kur mësuan se ishte shtatzënë dhe se do të sillte në jetë Vittorian.

“Në një party ai më pyeti për Vietnamin, ku kisha qenë për një program televiziv. Dukej si një strategji afrimi dhe pastaj më shkruante çdo ditë për një muaj, madje unë edhe i printoja këto biseda: më bën të buzëqesh se një ditë Vittoria mund t’i lexojë mesazhet me teknikat e joshjes së babait të saj. Para se të udhëtoja në Peru, kuptova se isha shtatzënë. Pas kontrollit na thanë se e kishim humbur fëmijën, por më vonë kuptova se ishte akoma aty. Davide më pas tha: ‘Nëse barku është aq i fortë, mund të jetë vetëm një fëmijë’. Dhe ne zgjodhëm emrin Vittoria, kur mësuam se ishte një vajzë”, rrëfen Francesca.

Në fund bukuroshja e ekraneve televizive ndalet të flasë edhe për pjesën më të dhimbshme, atë të humbjes së njeriut të jetës së saj, ndërsa pranon se dhimbjen, si kusht të njohjes së saj me Davide Astorin.

“Unë jam e sigurt se e kam bërë Daviden të lumtur, ai u largua në momentin më të lumtur të jetës së tij. Fati ishte i padrejtë, por nëse nuk do e kisha takuar, nuk do të kishte dashurinë tonë, që e bënte atë njeri dhe baba. Dhe në qoftë se dhimbja ime duhet të jetë “pengu”, për të paguar njohjen me Daviden, unë mund ta duroj përgjithmonë. Duhet të ecim së bashku derisa të humbasim. Tani konstantja e gëzueshme është Vittoria: jeta që nuk ndalet kurrë”, mbyll rrëfimin e saj bashkëshortja e Davide Astorit.

Tags: Astoritbashkëshortesdhimbshëmparërrefimitakimi

TË LIDHURA

Ja se si shpjegohet që Brazili nxjerr me shumë talente në futboll
Sport

Ja se si shpjegohet që Brazili nxjerr me shumë talente në futboll

20:44 | 11/07/2025
Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë
Sport

Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

19:49 | 11/07/2025
Arsenal nuk përmbahet në merkato, shumë pranë afrimit të “ylli”-t të rivalëve të qytetit
Sport

Arsenal nuk përmbahet në merkato, shumë pranë afrimit të “ylli”-t të rivalëve të qytetit

17:14 | 11/07/2025
Next Post
Xhafaj: Kam kërkuar një herë dorëheqjen për vëllain tim

Xhafaj telendis Bashën: Ish-ministri më i paaftë

Refuzoi ftesën e Kosovës, ylli i ri pritet ti bashkohet Shqipërisë

Refuzoi ftesën e Kosovës, ylli i ri pritet ti bashkohet Shqipërisë

“Vdekje shqiptarëve”/reagon MPJ: Maqedonia t’i thërrasë mendjes

Daçiç i sigurt: Kosova nuk është më e përkëdhelura e SHBA-ve

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Kosovo

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

by mirseda
16:41 | 12/07/2025
0

Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për...

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com