Futboll

Rrahën keq gjyqtarin serb në Gjermani, ndëshkohen 2 futbollistët shqiptarë


               Publikuar në : 19:27 - 12/11/19 L M

Gjatë një sfide mes klubeve gjermane të kategorisë së ultë, dy futbollistë shqiptarë të klubit KF Isa Boletini Sindelfingen sulmuan gjyqtarin serb, Darko Milakoviç, pas ndeshjes me FSV Deufringen.

Ngjarja ndodhi një muaj me parë, teksa ekipi i Deufringen triumfoi me rezultatin 4-2. Para se skuadra fituese të realizonte golin e katërt, gjyqtari serb ndëshkoi me karton të kuq lojtarët shqiptarë, Mërgim Dobrunan dhe Adonis Gashin.

Pas përfundimit të lojës, të irrituar lidhur me këtë vendim, dy shqiptarët iu afruan gjyqtarit dhe nisën ta sulmonin. Gjyqtari Milakoviç përfundoi në spital, me fraktura në këmbë.

Sakaq, mediat serbe shkruajnë që KF Isa Boletini Sindelfingen është ndëshkuar me 1000 euro gjobë. Ndërsa lojtarët Dobruna dhe Gashi u pezulluan për 18 muaj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT