Këngëtarja Rovena Stefa ka hedhur akuza të forta ndaj koleges Elhaida Dani. E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Rovena tha se Elhaida Danin e cila e kishte përqafuar duke e komplimentuar për performancën në “Këngën Magjike” në fund nuk e kishte vlerësuar me pikë. Stefa sqaroi edhe faktin se përse nuk shkoi në finale. Ajo tha se në finalen e festivalit ‘Kënga Magjike’ shkojnë vetëm ata që janë sa më shumë hipokritë.
“Hipokrizi e bukur thashë, prandaj këta u futkan se këtë bëjnë”, deklaroi Rovena.
Kujtojmë se Rovena Stefa nuk ishte një ndër 20 artistët që ishin pjesë e finales, pasi nuk mori pikët e duhura nga kolegët.
“Po, kjo është e vërtetë. Përpara ne ishim ulur po pinim kafe, pas provave gjenerale. Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishe e jashtëzakonshme prova dhe më përqafoi e unë e përqafova, i thashë faleminderit zemër. Kur pashë vlerësimin 0 pastaj. Hipokrizi e bukur thashë, prandaj këta u futkan se këtë bëjnë. Të tjerët gënjehen nga kjo gjë, por unë nuk jam gënjyer nga puthjet e Elhaidës. Kënga ishte vërtetë e mirë, ishte një nga këngët më të mira që unë e vlerësova”- tha Rovena Stefa.