Reali i Madridit është rikthyer të fitojë në një ndeshje që cilësohej si mjaft e vështirë, por që në realitet u mbyll që në pjesën e parë me rezultatin e thellë 5-0 përballë Sevillas. Duket se Topi i Artë ka motivuar shumë yllin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldon, që sot shpërtheu duke shënuar 2 gola dhe marrë pjesë në aksionet e të tjerëve. Në startin e ndeshjes ylli portugez ka prezantuar edhe 5 topat e artë në “Santiago Bernabeu”, para tifozëve të tij.Ndeshja zhbllokohet që në minutë e 3’-të nga Nacho, pas një gabimi të mbrojtjes së kundërshtarëve. Në minutën e 23’ dhe 31’ Ronaldo shënoi dopeitën e parë të sezonit në La Liga dhe pas tij shënuan edhe Kroos dhe Hakimi. Pas pushimit Real Madrid uli ritmin duke ruajtur energjitë, gjithsesi arriti të kontrollonte ndeshjen ndaj Sevilla-s që ishte dorëzuar që pas gjysmë ore lojë.
Një fitore mjaft e rëndësishme për të rikthyer moralin e skuadrës, pasi nuk kanë pasur një ecuri pozitive deri më sot. Tre pikët e sotme i kanë ngjitur madrilenët në vendin e tretë me 31 pikë, po aq sa Valencia. Ndërsa vendi i parë mbahet nga Barcelona me 36 pikë.