Ronaldo drejt largimit nga Juventusi, mund të vazhdojë karrierën në Portugali

Kristiano Ronaldo dhe Juventusi së bashku deri në vitin 2022, por thashethemet rreth lamtumirës së tij me fanellën bardhezi po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.

Sipas gazetës sportive luzitane “Record”, ylli portugez do të tundohej nga një kthim në atdheun e tij.

Ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij atje dhe të luante mbi 40 vjeç dhe do ta bënte këtë vetëm me fanellën e Sporting Lisbonës.

Një “bombë” e vërtetë merkatoje që është e destinuar të alarmojë të gjithë në Torino sidomos tifozët dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.