Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Romela Begaj me doping, i shoqi: Jemi të pastër, duam azil po na dënuan

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Romela Begaj me doping, i shoqi: Jemi të pastër, duam azil po na dënuan

Trajneri, por edhe bashkëshorti i Romela Begajt ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar dje mbi dopimin e saj.

Në një intervistë për Panorama Sport, Hakcani betohet mbi pastërtinë e sportistes dhe premton se kjo çështje do të vazhdojë edhe më tej dhe jo vetëm me hapjen e “Testit B”.

Pjesë nga intervista:

Cila është e vërteta e kësaj ngjarjeje?

Bëni pak durim, nuk ka mbaruar ende asgjë. Ky është vetëm një lumë thashethemesh. Unë, Gaz Hakçani, bashkëshorti i Romelës, e jap me jetë se ajo nuk ka përdorur “Stonazolol”. I gjithë problemi është se, Shqipëria është një vend me 3 milionë banorë. Dua vetëm t’ju shpjegoj diçka: Romela në 2014-ën është akuzuar për këtë substancë të mallkuar, “Stonazolol”, i cili kërkon 7-8 muaj të dalë nga trupi i njeriut.

Tani më thuaj, nëse është kjo një çmenduri apo jo dhe po të them për çdolloj individi, çdolloj sportisti, apo qoftë edhe një punëtor krahu, që të djegë veten?! Kjo është një çmenduri! Fatkeqësia është se Shqipëria, një vend me 3 milionë banorë, del dhe triumfon mbi vende shumë herë më të mëdha, si Kolumbia e Amerika, por në fund del Romela pozitive me “Stonazolol”.

Romela thjesht duhet përkrahur, por kjo përkrahje duhet të vijë nga të gjithë. Duhet t’i shkojmë nga fillimi deri në fund, gjithçkaje. Me gjyq, me gjyq… Fatkeqësia e Romelës është që ka lindur në Shqipëri, vetëm kjo është ajo që e dënon këtë talent të madh.

Ta dini, në Shqipëri të gjithë e kanë provuar dopingun… Por Romela ka dhënë vetëm një gjë: dha provën se në Amerikë nuk mund ta ngrinte flamurin shqiptar asnjë tjetër përveç Romela Begës. Edhe unë s’jam në momente të mira. Edhe unë jam i akuzuar për vajzën sepse unë e kam edhe pjesë të familjes. Romela nuk ka bërë krim, Romela bëri vetëm krenare Shqipërinë, shkoi ngriti flamurin tonë atje. Por ka edhe diçka, ka edhe një test B.

Do t’ju pyesim për “Stonazololin”, si merret kjo substancë?

E dini çfarë do të thotë të kapesh me “Stonazolol”? E dini çfarë është kjo substancë? Kjo është një substancë për kuajt… Për këtë është akuzuar vajza. Është një skandal, një turp. Dhe fajtore për këtë është vetëm Federata Botërore e Peshëngritjes, e cila kërkon të favorizojë sportisten amerikane që u rendit pas Romelës.

Romela, si po e përballon këtë moment, cila është gjendja e saj?

Romela është e qetë. Ajo më thotë: Gaz, ta përballojmë dhimbjen dhe të sulmojmë aty ku duhet. Në fund fare, unë di të them vetëm se Romela është ajo që ngriti flamurin tonë. Nëse del dikush tjetër që e bën këtë që arriti ajo, jam unë që dal dhe do të kërkoj falje. Po ta them unë i “Stonazololit”… Madje, hajde t’ia vëmë emrin edhe fëmijëve tanë, Stonazolol… Është skandal! Është një turp që po i bëhet Romelës!

Nuk ka sens që të kapesh me “Stonazolol” përpara 4 vitesh, kalon 10 kontrolle dopingu dhe del sërish me “Stonazolol”. Gjaku del i pastër dhe urina del e pisët. Më thoni, ka sens kjo?! Kemi bërë teste në Shqipëri dhe në Greqi e kudo, i kam të gjitha me letra, jo me fjalë. Harrojeni faktin se Romela mund të jetë dopuar… Neve na ka vizituar ËADA në 7 të mëngjesit, në 8 të mëngjesit… Jemi të pastër.

Tani, si do të procedohet me punën e “Testit B”, duke qenë se edhe për këtë procedurë ka shpenzime të mëdha.

Ne i kemi shpenzuar 40 mijë euro, herën e parë. Shpresojmë që të shpenzojmë edhe nja 40 mijë të tjera… Dhe, në fund fare, nëse e humbim edhe këtë kauzë, e di çfarë na ngelet për të bërë: të ikim nga kjo Shqipëri, të zhdukemi! Sepse këtu ka shumë njerëz që kanë marrë azil politik… Mbase edhe ne mund të dalim në azil politik. Pastaj, nëse dikush e ngre flamurin, siç bëri Romela, pa “Stonazolol”, le ta gëzojë!

Tags: azildënuanduami shoqiJemime dopingRomela Begajtë pastër

TË LIDHURA

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, një i plagosur

17:23 | 08/11/2025
Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet
Aktualitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

12:33 | 08/11/2025
Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin
Aktualitet

Një person është gjetur i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin

12:29 | 08/11/2025
Next Post
Video/Trupi i pajetë i politikanit serb niset drejt Beogradit

Video/Trupi i pajetë i politikanit serb niset drejt Beogradit

Firmoset vendimi: Canaj, drejtori i ri në krye të Hetimit Tatimor

Firmoset vendimi: Canaj, drejtori i ri në krye të Hetimit Tatimor

Kapiteni i kombëtares: Nuk e vras mendjen, në kohën e Dukës…

Kapiteni i kombëtares: Nuk e vras mendjen, në kohën e Dukës...







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com