Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Robert Ndrenika, aktorit që iu neverit “teatri” i ndyrë i politikës

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, Video Galeri
Robert Ndrenika, aktorit që iu neverit “teatri” i ndyrë i politikës

­­­Përulësia, thjeshtësia, sinqeriteti, ndjeshmëria e madhe, të kombinuara me një talent të spikatur artistik, gjenden të mishëruara natyrshëm tek aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, që sot mbush plot 76-vjeç.

Një vit më parë, një vizitë e disa të rinjve të një force politike, do të zbulonte përpara publikut pamjen modeste të shtëpisë së tij, larg vezullimeve përrallore të politikanëve dhe “vip”-ave të “showbiz”-it shqiptar.

Dhe Ndrenika e pati shansin këtu e 25 vite të shkuara, të bënte para dhe karrierë në politikë. Në zgjedhjet e marsit 1992, kandidoi me kërkesën e vetë Sali Berishës nën siglën e PD-së në zonën e Dumresë në Elbasan, ku dhe fitoi.

Sikurse dëshmoi asokohe, biografia e keqe në komunizëm për shkak të arratisjes së vëllait të tij në Gjermani, ishte një lloj nxitjeje. Por nuk kaluan as 6 muaj, dhe iu neverit “teatri” i politikës.

Ish-deputeti demokrat dhe miku i tij Mitro Çela, kujton një ditë plot pezëm të Ndrenikës: Në skenë luaj çdo rol. Prefekt. Yzmeqar. Aga. Partizan. Ballist. Rolin e deputetit nuk e honeps. Bëj të flas. Më mbetet fjala në grykë…Shih “aktorët” që kemi në parlament? Ai me baluke, është nga Korça. Ka qenë spiun. E sheh këtë burrin karshi? Ka qenë diplomat dhe gjykatës në kohën e Enverit. Sot ka vënë në grykë të topit këdo që i del përpara! E shikon këtë ministrin? Thonë se nuk ka se ku i fut paratë që i vjedh miletit?…Po më zihet fryma! Dua të iki një orë e më parë…Por më kanë zënë kokën me derë njerëzit e thjeshtë, që më dhanë votën?!…Për një gjë jam i sigurt: Nuk do të gjendet më regjisor, të më mbushë mendjen, të bëhem sërish deputet?!… Dhe e mbajti fjalën!”.

Aktori pati edhe më vonë oferta të shumta nga partitë politike për t’u rreshtuar me ta, për të përfituar nga emri i tij, por i refuzoi që të gjitha.

Ndrenika ka një veçori në interpretimet e tij. Shumica e roleve të tij ishin personazhe që në atë kohë, cilësoheshin negative, dhe kjo kryesisht për shkak të “njollës” në biografi.

Por mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e këtyre personazheve, i “gdhendi” ata aq fort në mendjen e shikuesve, sa vetë Roberti thirrej shpesh herë në rrugë me emrat e personazheve të tij.

Shumëkush e sjell ndërmend në rolin e prefektit Qazim Mulleti, për të cilin thotë se përveç emrit, roli kishte pak të përbashkëta me personazhin historik. Madje në vitin 2012, Ndrenika i kërkoi publikisht falje familjes Mulleti, që vuajti një kalvar të gjatë internimesh në komunizëm.

Për të roli më i dashur është ai i nënprefektit në filmin “Koncert në vitin ‘36”, për të cilin thotë se ishte frymëzuar nga “një lloj vaniteti që kanë shpeshherë nëpunësit e provincave, të cilët duan ta kenë gjithnjë mirë me “qendrën”, raporton Tirana Today.

Ndrenika ka ruajtur me fanatizëm një profil të ulët mediatik, duke u shfaqur rrallë në intervista televizive, apo në shtypin e shkruar.

“Kam besuar gjithmonë, se një aktor popullor e përmbush komunikimin e tij me publikun më së miri nëpërmjet shfaqjes në skenën e teatrit, dhe në ekranet e kinemasë apo të televizionit.

Shfaqjet e shumta të tjera në median vizive dhe atë të shkruar, sinqerisht më janë dukur të tepërta”– do të shprehej në një rast.

Aktori i mirënjohur ka dy vajza, ndërsa ka pasur një marrëdhënie tejet të ngushtë me bashkëshorten e tij, Poliksenin, e cila e shoqëronte gjithmonë në prova.

Pasi kjo e fundit u sëmur dhe vdiq disa vite më parë, Ndrenika e vuajti aq shumë atë moment, sa për 4 vite nuk shkeli më në teatër. Por në prillin të vitit 2012, ai fitoi mbi vuajtjen dhe u rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shusterit.

Ndrenika ka shumë aktorë që i pëlqejnë, por nuk i ka kopjuar kurrë ata.

“Në fillim kisha aktorë të preferuar, por me kalimin e kohës doja vetëm të bëhesha vetvetja. Po të mundohesh të kopjosh, nuk bën përpara. Duhet të gjesh veten tënde në art”– thotë ai. Ndërkohë, ai cilësohet ndër aktorët e rrallë që nuk ka pasur kurrë konflikte me kolegët e vet.

Në vitin 1979, u nderua me çmimin “Artist i Merituar”. 10 vjet më vonë merr titullin “Artist i Popullit”. Ndërsa në vitin 2012 “Nderi i Kombit”. Ndonëse veç 1 viti si deputet, Ndrenika ka qëndruar larg politikës.

Megjithatë, ai është një ndjekës i vëmendshëm i jetës politike dhe sociale në vend, duke shfaqur gjithnjë ndjeshmërinë e tij artistike dhe njerëzore.

Aktori kundërshtoi publikisht në vitin 2016 ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për prishjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar. Ndërsa pak javë më vonë mori pjesë në një protestë të shoqërisë civile kundër ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri.

Aktori është shprehur në një rast se urren tej mase “demagogjinë”. Ndërsa ajo që e lodh më shumë është “humbja e kohës”. Këtë të fundit, po e lufton duke vazhduar të jetë aktiv në skenë, pavarësisht shkëputjes së përkohshme për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila u prek pak kohë më parë.

Përtej cilësive të tij të padiskutueshme aktoriale, është mbi të gjitha njeriu Robert Ndrenika, ai që frymëzon ende ata shqiptarë, të cilët besojnë se në këtë vend, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, dhe çfarë po na shohin sytë përditë, mund të jetohet ende me dinjitet, ndershmëri dhe pa kompromise me të keqen. TIRANA TODAY

Tags: aktoriti ndyrëi politikësiu neveritRobert NdrenikaTeatri

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë
Aktualitet

Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

20:39 | 16/04/2026
Next Post
Ndodh në Australi, imami homoseksual hap xhaminë e parë për LGBT

Ndodh në Australi, imami homoseksual hap xhaminë e parë për LGBT

Ekskluzive/Flet Ardjan Nezha: Nuk jam përplasur me Ginën, ja e vërteta

Ekskluzive/Flet Ardjan Nezha: Nuk jam përplasur me Ginën, ja e vërteta

Prokurori Gina, padi Arta Markut: Me kokëfortësi nuk…

Prokurori Gina, padi Arta Markut: Me kokëfortësi nuk...







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com