Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rithemelimi i PD-së duhet të zhdukë Berishën dhe Bashën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Mbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat. Nuk ka më ithtarë të tij që e mbrojnë brenda PD-së. Duket që nuk e mbron më as Sali Berisha, me gjithë hallet që ka. Por aty nuk është problem vetëm Lulzim Basha, por dhe debati rreth Lulzim Bashës. Gjithë debati rreth tij vërtitet rreth botës së vogël të PD-së, rreth statutit të PD-së, rreth gabimeve në lista që ka bërë Basha, rreth mos-respektimit të institucioneve brenda partisë etj. A thua sikur Basha të kishte respektuar statutin dhe të kishte bërë ndonjë listë më të mire, do kishte fituar.

Në debatin rreth Lulzim Bashës duhet të biem dakord vetëm për një gjë: nëse ai është lider që e ngre PD-në, apo jo?

Unë hyj tek ata që qysh ditën e parë që e kam njohur, më ka bindur për të kundërtën. Lulzim Basha është i mirë për figurant, për fasadë, për pjesë ekipi, apo çdo gjë tjetër që t’i shërbejë një projekti që nuk udhëhiqet prej tij, por kurrë nuk vlen për një lider. Ai nuk ka asnjë aftësi të ndihet si udhëheqësi yt, pasi hyn tek ata tipa që ta krijon distancën me lehtësinë me të cilën bën sikur të dëgjon, bën sikur të njeh dhe bën sikur kupton. Në fakt, as të dëgjon, as të njeh, as të kupton.

Ai ka pastaj një histori të tij politike krejt të padëshirueshme për çdo politikan, me procese gjyqësore të mbyllura, me skandale financiare në vazhdim dhe me histori korrupsioni të pranuara nga publiku. Thjesht nuk bën. Sidomos tani që mund të ketë punë dhe me drejtësinë.

Pra, problemi i PD-së nuk është Lulzim Basha, as debati rreth tij, por si mund të ngrihet PD. Kjo që po them nuk është e re, pasi kam së paku nga 2013 që e them.

PD duhet të rithemelohet!

Çdo përpjekje për kontrolluar vulën dhe selinë e asaj partie me makinacione, me lobime, me nëpunës qesharakë, që kujtojnë parajsën kur ishin në pushtet, me delirantë dhe mitomanë që mendojnë se ata mund ta kthejnë historinë mbrapsht, është e dështuar. PD-së i ka ardhur koha të zerojë problemet brenda saj, duke e rinisur nga e para, por jo “në rresht për një” pas Berishës, dhe as “në kolonë për dy” pas Bashës, ose pas Berishës.

Një parti e re e rithemeluar me rregulla strikte dhe garë të hapur, mund të prodhojë edhe lider të ri, edhe shpresë të re. Çdo zgjidhje tjetër për të hequr Bashën e për të vënë dikë tjetër, do prodhojë ndarje të re, beteja të reja pa fund dhe do ta kthejnë atë në një skelet pa vlerë, që mund ta gllabërojë dhe LSI.

Një parti e re i jep fund gjithë prapësive të bëra deri më sot, gjithë klaneve dhe grupeve që e brejnë PD-në, dhe mbi të gjitha, armiqësive pa fund që ajo parti ka ndaj vlerave të PD-së në vite, që janë kundër Bashës e Berishës për arsyet e tyre. Një rithemelim i zhduk këto histori.

Përpjekja për t’i dhënë rol drejtues Berishës për të bashkuar PD-në, është një përpjekje e dështuar, pasi kur kërkoni të reformoni PD-në, mos kini parasysh vetëm demokratët, por shqiptarët që duan opozitë. Dhe shqiptarët jashtë PD-së që duan opozitë, duan ta shikojnë PD-në si shpresë, dhe jo si pronë të Berishës, kundër të cilit kanë votuar. Ata mund të pranojnë ta kenë Berishën në krah, por jo në krye.

Në rast se ndodh kjo, pra në rast se PD do bëj përpjekje për të spostuar Bashën me një projekt të ri brenda saj, Lulzim Bashës po ashtu i lind e drejta të rezistojë brenda PD-së dhe të mbajë qoftë dhe atë që quhet fraksion i vulës. Gabohen gjithë ata që e marrin lehtë Lulzim Bashën dhe që mendojnë se Doktori mund ta zbojë me një fërshëllimë tek SHQUP-i. PD shpëton prej Bashës, kur të shpëtojë prej Berishës. Ai është një produkt i PD-së, i mënyrës se si Berisha deshi ta përdorte PD-në për interesa të veta. Tani nuk ka dështuar Basha, por Berisha. Dhe është pa kuptim që fajtori kryesor i dështimit më 2013 dhe faktori kryesor i ridështimit të PD-së në opozitë, Sali Berisha, të shpallet si shpëtimtar, ndërsa Basha si i dështuar. I dështuar është Berisha. Basha është viktimë e këtij dështimi.

Shpëtimi real i PD-së mund të vijë nëse palët binden ta rinisin nga e para me një parti të re, me një histori të re, me rregulla të reja loje dhe lider të ri, që do të dalë nga kjo garë. Kjo nuk është shpikje shqiptare. E ka bërë Berluskoni, e ka bërë e djathta franceze, e kanë bërë plot parti antikomuniste në lindje, dhe sot janë ende të forta, me plot shpresa për pushtet. Çdo rrugë tjetër është humbje kohe, humbje shprese dhe natyrisht, dhe përhumbje përfundimtare e PD-së./Tema/

Tags: BashenBerishënduhetPD-sëRithemelimizhduke

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Do ishte nokauti më qesharak në MMA, nëse luftëtari nuk do talleshe (Video)

Do ishte nokauti më qesharak në MMA, nëse luftëtari nuk do talleshe (Video)

OnePlus 6 si klon i iPhone X

OnePlus 6 si klon i iPhone X

Video/Debutim ëndrrash për Zhegrovën, supergol për ti dhuruar fitoren Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës
Bota

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

by mirseda
13:12 | 11/03/2026
0

Forcat ukrainase kanë goditur një nga fabrikat më të rëndësishme ushtarake të Rusisë, sipas deklaratës së presidentit...

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

12:53 | 11/03/2026
Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

12:37 | 11/03/2026
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com