Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rithemelimi denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës, Boçi: 741 milion lekë për pastrim të territorit

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rithemelimi denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës, Boçi: 741 milion lekë për pastrim të territorit

Në një konferencë me gazetarët, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka vijuar edhe sot denoncimet për Bashkinë e Vaut të Dejës. Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi, ka denoncuar sërish Bashkinë e Vaut të Dejës e drejtuar nga Mark Babani. Boçi shprehet se kjo Bashki ka alokuar 741 mln lekë për një kompani private, për të pastruar territorin. Ai tha se më parë Bashkia e bënte pastrimin me 100 mln lekë, ndërsa kontrata me firmën është mbi 200 mln lekë.

“741 milion lekë i ka alokuar Bashkia e Vaut të Dejës një firme private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare. Komuniteti lokal ka protestuar më 21 maj 2021, para se të firmosej kontrata, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Bëhet fjalë për kontratë “shërbime pastrimi”, e cila kryhej nga Bashkia pararendëse me rreth 100 milion lekë në vit, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist, Mark Babani.

Nuk  është vetëm shuma e akorduar, por edhe mjaft detaje të tjera ku fshihet djalli i korrupsionit.

Për shembull:

-Përllogaritja e fondit limit është bërë bazuar në të dhëna fiktive, në numrin e popullsisë sipas Ministrisë së Finanacave dhe mbi të janë përllogaritur sasitë e mbetjeve për banorë. Në fakt, duhej marrë si bazë numri real i banorëve në këtë bashki, i cili është shumë herë më i vogël dhe për rrjedhojë fondi limit duhej të ishte më i ulët.

-Në kontratë parashikohet ‘shërbim pastrimi’ në masën 90% të territorit të Njësive Administrative Temal, Vig Mnelë dhe Shllak, ndërkohë është  krejtësisht e  pamundur diçka e tillë, pasi në këto zona  rrugët janë të pa kalueshme për  makinat  e pastrimit për arsye të terrenit të vështirë malor.

-Bashkia, në shtojcën nr. 2, kërkon që “për zonën semiurbane do blihen 100 kazane metalike të xinguar 1100 litrash dhe për zonën rurale 200. Sipas dokumentacionit nuk  ka asnjë zë në situacionet e korrik 2021-korrik 2022, që tregon se janë blerë kazane, por nga ana tjetër likuidimet janë bërë të plota. Në videon që do paraqesim në fund një gjë të tillë e konfirmon edhe vete zj. Nurie Çelepija, Administratore e NJ. A. Bushat si dhe anëtare e komisionit të monitorimit.

-Bashkia kishte mjetet e veta me të cilat ka ofruar një shërbim cilësor ndër vite, konkretisht mjete të viteve 2012,2014, ndërkohë  lidh  kontratën e re dhe e ofron këtë shërbim me mjete të viteve: 1996, 2003 dhe 2008.

-Në preventiv është parashikuar të likujdohet çdo muaj kompania “Leka 2007” për “Depozitim mbetjesh në landfillin e Bushatit”, kjo jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe jashtë çdo logjike ekonomike, pasi Ndërkomunalja e Bushatit është shoqëri aksionere ku 100% të aksioneve i ka vetë Bashkia Vau Dejës dhe ajo duhet t’ia bëjë pagesën drejtpërdrejt Ndërkomunales dhe jo t’ia kalojë lekët firmës private.

-Referuar Akt-Konstatimit të Anti-korrupsionit, kompania “Leka 2007” ka paraqitur kontratë qiraje me subjektin “Alko Impex”, për marrjen me qera të dy mjeteve. Ndërkohë në Buletinin Nr. 95 “Njoftim Fituesi”, rezulton që ky operator ka qenë pjesëmarrës në këtë procedurë dhe është tërhequr. Kjo vërteton paracaktimin e fituesit dhe se ky tender është një aferë e madhe korruptive nga ana e bashkisë Vau i Dejës në bashkëpunim me operatorët ekonomikë pjesëmarrës.

-Në Njësinë Administrative Shllak,Temal Vig Mnelë është  parashikuar në masën 90 përqind  pastrimi dhe pagesat për këto njësi janë kryer në masën 100 përqind. Nga verifikimi në terren dhe dëshmitë e banorëve të këtyre njësive rezulton se në këto Njësi nuk është kryer ky shërbim. 3.

-Në grupin e monitorimit të zbatimit të kontratës për Nj. Administrative Temal,Vig Mnelë dhe Shllak, nuk ka asnjë punonjës nga këto njësi që monitorojnë zbatimin e shërbimit. Si mundet një punonjës i monitorimit të kontratës të gjendet njëkohësisht në dy njësi administrative? Kjo sipas proçes verbalit të mbajtur nga Bashkia Vau Dejës. Ndërkohë vetë drejtori i shërbimeve ka firmosur për ofrimin e shërbimit në këto njësi.

Referuar specifikimeve teknike dhe kontratës, frekuenca e grumbullimit në zonat semiurbane  shërbimi i  grumbullimit të  mbetjeve  do  të  ofrohet ÇDO DITË, 7 ditë të javës .

Ndërkohë sipas ish-Punonjësit të shërbimeve, pastrimi për këto zona është bërë 2 maksimumi 3 herë në javë. Konkretisht për Njësinë Administrative Bushat shërbimi ofrohet për 8 fshatra, kur kjo njësi edhe sipas Administratores Nurije Çelepija në fakt ka 14 fshatra dhe shërbimi duhet të përfshij 100 % këtë njësi.

-Për zërin “Fshirje Rrugësh” me vlerë 102.97 milion lekë, nuk janë përcaktuar se cilat rrugë, pedonale apo sheshe fshatrash dhe qyteti do të fshihen, duke lënë hapësirë për abuzim me fondet, pa u kuptuar cfarë janë, trotuare apo rrugë, do të fshihen apo lahen, me mjete teknologjike apo me dorë.

Për vetë pozicionin gjeografik të kësaj Bashkie si dhe për infrastrukturën rrugore që ka, pasqyrimi i këtyre shifrave me pretekst fshirje rrugësh është vjedhje e hapur. Bashkia Vau i Dejës është ndër bashkitë që ka sipërfaqen më të vogël të rrugëve për banorë në administrim të saj, pasi akset rrugore kryesore janë në administrim të DPARRSH.

Ndërkohë në listëpagesat e bashkisë janë edhe 11 punonjës për mirëmbajtje rrugësh, 7 punëtorë pastrimi dhe 5 pastruese rrugësh.

Në kontratë, duke e bërë Vaun e Dejës sa Teksasin, thuhet se do të fshihen mbi 3 milion metër katrorë.

Për të mos i lënë me kaq surprizat, në kontratë kërkohen 10 fshesare, ndërkohë që administratorja e njësisë, njëkohësisht edhe në Komisionin e Monitorimit, thotë se kanë vetëm 1 fshesare.

-Përveç se vjedhëse administrata e bashkisë është edhe pak “magjistare”, pasi bën të mundur që punonjësi Gëzim Ndoj, i cili konfirmon që ndodhet në Londër, që me datë 27 shkurt 2022, e ka firmën e hedhur në proces verbalin e marrjes në dorëzim me datë 4 Mars 2022.

Për këtë serial abuzimesh me taksat e qytetarëve, por edhe për shkelje të rregullave dhe procedurave të Prokurimit Publik, PD me nr. 41 prot., datë 30.06.2021, i është drejtuar me prova dhe fakte SPAK”, tha Boçi.

Tags: bashkia e Vaut të DejësLuciano Bocinënkryetari i PD-së

TË LIDHURA

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

16:56 | 05/06/2025
Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Benzi’ luksoz përplas 75-vjeçarin në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Benzi’ luksoz përplas 75-vjeçarin në vijat e bardha

16:52 | 05/06/2025
Betoniere bie nga rruga, shoferi përfundon në spital duke krijuar rrezikë pranë Ulzës
Aktualitet

Betoniere bie nga rruga, shoferi përfundon në spital duke krijuar rrezikë pranë Ulzës

16:26 | 05/06/2025
Next Post
Pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë

Pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë

Grabitet dyqani i telefonave, 28-vjeçari i mori me forcë lekët shitëses

Kapet hajduti i supermarketeve në Tiranë e Durrës, policia nxjerr pamjet

Papa Françesku dënon “b*mbardimet e pamëshirshme” në qytetet e Ukrainës

Papa Françesku dënon “b*mbardimet e pamëshirshme” në qytetet e Ukrainës

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Fluturim i frikshëm nga Berlini në Milano për 179 pasagjerë, plagosen rëndë disa persona. Avioni bën ulje emergjente
Bota

Fluturim i frikshëm nga Berlini në Milano për 179 pasagjerë, plagosen rëndë disa persona. Avioni bën ulje emergjente

by mirseda
17:08 | 05/06/2025
0

Nëntë persona u plagosën në një fluturim nga Berlini në Milano, pasi avioni u përball me turbulenca...

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

16:56 | 05/06/2025
Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Benzi’ luksoz përplas 75-vjeçarin në vijat e bardha

Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Benzi’ luksoz përplas 75-vjeçarin në vijat e bardha

16:52 | 05/06/2025
‘Dua të fitojë Serbia’, trajneri i Elbasanit ‘spiunon’ Kombëtaren: Kujdes nga Broja dhe Gjimshiti

‘Dua të fitojë Serbia’, trajneri i Elbasanit ‘spiunon’ Kombëtaren: Kujdes nga Broja dhe Gjimshiti

16:36 | 05/06/2025
Betoniere bie nga rruga, shoferi përfundon në spital duke krijuar rrezikë pranë Ulzës

Betoniere bie nga rruga, shoferi përfundon në spital duke krijuar rrezikë pranë Ulzës

16:26 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com