Rrjetet sociale kanë shpërthyer në meme, në lidhje me qeverinë e re të Ramës. Ai bëri ndryshime në qeveri, të cilat i njoftoi në Asamblenë e Partisë Socialiste. Gjatë Asamblesë, kryeministri Rama shprehu qartë synimet e tij, për të shkuar drejt një mandati të tretë.
Midis të tjerave, ai tha se këto ndryshime duhet të shihen si pjesë të një reflektimi të domosdoshëm, për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do e çojë qeverinë “Rama 2”, drejt qeverisë “Rama 3”.