Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rikthimi i vizave. Raporti i qeverisë holandeze: Shqiptarët, kriminelë. Përbëjnë rrezik për ne

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rikthimi i vizave. Raporti i qeverisë holandeze: Shqiptarët, kriminelë. Përbëjnë rrezik për ne

Ditët e fundit Holanda po rishikon mundësinë e rikthimit të vizave me Shqipërinë.  Duke iu referuar shtimit të bandave kriminale në këtë vend policia dhe prokuroria holandeze ka këshilluar vendosjen e vizave për shqiptarët.

E gjitha kjo i referohet një raporti të qeverisë holandeze të dalë ditët e fundit, sipas të cilët elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi në këtë vend. Sipas raportit, organet ligjzbatuese holandeze kanë parë të udhës pezullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve drejt Holandës dhe për pasojë edhe rikthimin e plotë të vizave me këtë vend.

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezencë të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli”, shkruhet në raport i siguruar nga Abc Neës.

Sipas Policisë, 5800 persona në vitet e fundit të paktën janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Sipas raportit, shqiptarët janë të përfshirë kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave. Po ashtu një burim i policisë holandeze, që thotë se për momentin trafikimi i drogës dhe ai njerëzor, kryhen nga shtetas shqiptarë dhe përbëjnë një rrezik serioz për rendin publik në Holandë.

Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bëre nga rreth 700.000 në Shqipëri.

Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë.

Raporti vë në dukje se përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.

Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e viteve të fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye, është kërkuar qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen.

Tags: kriminelëqeveria holandezeraportirikthimi i vizaverrezik per neshqiptaret

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
“Kërkoni ndihmë nëse simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë”, pediatrja
Kryesore

“Kërkoni ndihmë nëse simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë”, pediatrja

11:46 | 03/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Next Post
KLSH-ja kap “mat” AKU-në: “Siguria ushqimore në mëshirë të fatit”

KLSH-ja kap "mat" AKU-në: "Siguria ushqimore në mëshirë të fatit"

Berisha: Qeveria holandeze kërkon rikthimin e vizave, kontrollon edhe Ramën si suspekt

Berisha: Qeveria holandeze kërkon rikthimin e vizave, kontrollon edhe Ramën si suspekt

Vizat, ambasadorja e Holandës: Raporti po shqyrtohet në detaje, më pas do flasim zyrtarisht

Vizat, ambasadorja e Holandës: Raporti po shqyrtohet në detaje, më pas do flasim zyrtarisht

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale
Bota

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

by mirseda
14:56 | 03/06/2025
0

Rritja ekonomike globale pritet të pësojë një ngadalësim këtë vit, kryesisht si pasojë e politikave tregtare të...

Bislimi “vetëm” me Sorensenin, ekipi serb nuk shkon në takim

Bislimi “vetëm” me Sorensenin, ekipi serb nuk shkon në takim

14:54 | 03/06/2025
“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

14:50 | 03/06/2025
70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

14:43 | 03/06/2025
Paralajmëron EUROPOL: Të miturit, shënjestër të propagandës terroriste

Paralajmëron EUROPOL: Të miturit, shënjestër të propagandës terroriste

14:40 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com