Kjo javë ka nisur me reshje të dendura, të cilat kanë përfshirë të gjithë vendin.
Pavarësisht temperaturave të larta të pranishme në muajin prill, duket se “plakat” janë rikthyer.
Kështu, e hëna ka zbardhur me përkeqësimin e motit, ndërsa kjo ulje e temperaturave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në territorin e vendit tonë deri të enjten, ndërsa temperaturat minimale do të variojnë nga 3-7 gradë celcius.
Sipas meteorologëve, në fundjavë do të rriten temperaturat, duke u rikthyer moti i kthjellët.