Këngëtarja me famë botërore Rihanna, rreth 4 vite më parë ka pasur një ftesë për lidhje nga një basketbollist jo shumë i njohur. Por kriteri i këngëtares është që të bëhej pjesë e All Stars, apo e skuadrës së yjeve. Ai është Joel Embiid, basketbollisti i Philadelphia 76ers.
Asokohe, Embiid e tregonte historinë me anë të një statusi në Twitter, ndërsa të enjten, pothuajse pas 4 vitesh, Joel u bë pjesë e All Stars dhe shkëlqeu në ndeshjen e parë që luajti. Pas këtij debutimi ai nuk kishte si ti shpëtonte ngacmimeve për historinë me divën Rihanna, që u përfol shumë. Por këtë herë basketbollisti edhe pse e plotësoi kriterin, ka një përgjigje mjaft të bukur, dhe e injoron keq këngëtaren. “Tani as që kam më interes për t’iu rikthyer asaj historie. Ka plot vajza të bukura, me të cilat ia vlen të rrish, sesa të kthehesh edhe njëherë pas”, u shpreh Embiid.