Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rigerta dhe paaftësia e Bashës për të bërë opozitë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rigerta dhe paaftësia e Bashës për të bërë opozitë

 

Fjalimi i Rigertës në Kuvend ishte kundër qeverisë. Ishte kundër qeverisë në formë, në përmbajtje dhe patetizmin e saj. Problemet e fshatit janë përgjegjësi e qeverisë. Natyrisht që ato janë probleme të akumuluara për 27 vite, por aktualisht ato janë sfidë e qeverisë, e kësaj qeverie që ka nisur vitin e pestë të saj.

Është e vërtetë që ajo nuk foli as për vizionin e saj për fshatin dhe as për gjithë problemet e fshatit shqiptar. Ajo foli për disa halle të fshatit, për problemet që ndesh një njeri i zakonshëm atje. Askush më shumë se qeveria nuk ka përgjegjësi për to.

Por çudia është se nga fjalimi i saj u revoltua opozita. Dhe jo persona afër saj, por vetë kryetari i opozitës dhe nënkryetari i Kuvendit. I vetmi që nuk ka reaguar është Berisha, i cili me siguri turfullon me diletantizmin e pasardhësve të vet.

Kjo është më shumë se sa qesharake, banale, vulgare dhe tregon se çfarë lidershipi idiot i ka rënë në pjesë opozitës. Kjo opozitë që i është bashkuar çdo kauze banale në vend, që nga halli i furgonave “8 plus 1” para katër vitesh, deri tek halli se mos ndërtohej një kënd lojërash për fëmijë, jo vetëm që refuzon një tablo të errët sociale të fshatit shqiptar, por sulmon me një gjuhë të ndyrë, atë që e prezanton këtë tablo.

Kjo duhet të jetë opozita e vetme në botë, që kur një qytetar i zakonshëm vizaton një pamje të zymtë të realitetit ngrihet e proteston kundër qytetarit. Po përse ndodh kjo? Ajo që shqetëson Lulzim Bashën nuk është realiteti i zymtë i Shqipërisë në fshat dhe më tej, por fakti se mos dikush i vjedh “opozitën”.

Fakti që Rigerta u bë popullore me fjalimin e saj, me një gjuhë krejt të ndryshme nga e opozitës dhe me shumë here më pak mundim se spitullaqet e tij që bëjnë prova para pasqyrës, duket se e ka futur në panik.

Ideja e tij nuk është të bëjë opozitë, por ti rrijë si gjahtari në pritë, kur të vijë vetë gjahu dhe ta marrë si trofe. Ai mendon se duhet luftuar çdo element opozitarizmi në vend që nuk është pjesë e tij.

Ky është profili i një lideri që nuk i intereson opozitarizmi, por opozita zyrtare, ajo që ka vulën dhe firmën e opozitës. Atij nuk i intereson halli i Kristinës që s’ka rrugë dhe ujë, halli i fshatarëve që nuk dinë ç’të bëjnë me tej me jetën e tyre në fshat, por halli i tij se mos ata bëhen një zë më i fuqishëm se Basha në opinionin publik.

Unë nuk u preka nga fjalimi i Rigertës. Madje as nuk u emocionova. Po jo për arsye politike. Unë shkoj në fshat dhe kam parë halle shumë më të mëdha dhe drama të njerëzve në fshat që të lënë pa frymë.

Fshati shqiptar është i mbushur me pleq dhe plaka që dergjen vetëm pa njeri, me fëmijë në emigracion, pa infermiere në fshat, që nuk kanë provuar prej vitesh as një kokërr aspirine, që vdesin vetëm në shtëpi dhe i gjen pas disa ditësh.

Kam parë të rinj që të shikojnë në sy si t’i shpëtosh nga ai ferr duke u gjetur një punë a mundësi larg fshatit, prindër të moshës thyer që nuk ja dalin dot të mbajnë askënd pranë vetes për të mbajtur bagëtitë ose për të punuar tokën.

Në fshat ka drama të forta sociale larg syve të publikut, dhunë në familje, përdhunime, uri seksuale, divorce të dhunshme dhe frustrime që të lënë pa frymë. Fshati shqiptar është në agoni dhe do zgjidhje. Ai do investitorë të rëndësishëm ta rikthejnë jetën atje. Ai duhet të bëhet kapitalist, pasi dështoi forma komuniste e kooperativave.

Rigerta nuk jep zgjidhje dhe nuk është për atë punë. Ajo maksimalisht mund të bëjë një fermë me dhi, siç ka bërë dhe mund të qajë nga mërzitja siç qau. Mua as aq nuk ma mban të bëj. Dështimin e ke tek dera.

Zgjidhje duhet të japë politika dhe në këtë rast njeriu që duhet të ishte në krah të Rigertës është Lulzim Basha. Jo se ai dhe të tjerë nuk janë përgjegjës për këtë gjendje të fshatit, por për pozicionin politik, ai duhet të jetë në anën e atyre që duan të ndryshojnë situatën. Nëse ka një talent Edi Rama këtu, është që edhe dikë që i del kundër në Parlament arrin përmes Bashës ta kthejë në pikë për vete.

Vetëm një lider opozite si Lulzim Basha, mund t’i kundërvihet një fryme opozitare në vend, vetëm se ajo nuk kalon nga listat e tij. I vetmi mëkat i Rigertës, është që nuk është në listat e Bashës si opozitare pasi problemi që ajo ngre dhe gjuha me të cilën flet e tejkalon fuqinë e gjuhës së opozitës. Dhe arsyeja është tek besueshmëria.

Njerëzit nuk u prekën nga lotët e saj, por besuan atë që tha ajo. Problemi që ka Basha dhe opozita e tij është pikërisht kjo: Nuk e beson njeri për asgjë, edhe kur thotë ndonjë të vërtetë. Është koha të mësojë si bëhet opozitë e besueshme dhe të mos frikësohet se ja vjedh kush atë që ka. Nuk i duhet njeriut ajo parti. Sidomos siç e ka keq-katandisur ky!  (TemA)

Tags: BashësFshatiopoiztaopozitëpaaftësiaramaRigerta

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
De Biasi: Shqipëri-Itali, tifo për kuqezinjtë

De Biasi: Shqipëri-Itali, tifo për kuqezinjtë

Hapet qendra për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në SHBA

Hapet qendra për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në SHBA

Berisha: E kisha studiuar Dybala-n

Berisha: E kisha studiuar Dybala-n







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com