Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Revista zciveriane racizëm ndaj shqiptarëve: Janë kafkë sheshtë me Benz

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Revista zciveriane racizëm ndaj shqiptarëve: Janë kafkë sheshtë me Benz

ENVER ROBELLI/ Mbi një shkrim skandaloz të së përjavshmes së Zürichut «Weltwoche». Revista «Weltwoche» e Zürichut në numrin më të ri ka botuar të enjten një tekst për një këngëtare repi të quajtur Loredana, e cila është me origjinë shqiptare. Pra, shqiptare zvicerane. Ajo qenkësh rritur në Zvicër, më saktë në Emmenbrücke afër Luzernit. Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht. Me një milion ndjekës në mediat sociale. Katër këngët e saj kanë gjeneruar 76 milionë «streams». Por, Loredana (Zefi) në këtë tekst shërben vetëm si kukull, të cilën autori e stolis me të gjitha paragjykimet, klishetë, stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në ambientet e errëta të shoqërisë zvicerane.

Teksti i «Weltwoche», mes tjerash, vlon nga vokabulari vjellës, përbuzës, ksenofob. Ky vokabular kulmon në formulimin: «Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë pesë veta tok me Mercedesë të zinj, kanë kafka të rrafështa në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më cool në botë, se vajzat i presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë».

U mbetet juristëve të specializuar në çështje mediale nëse një formulim i tillë është shkelje apo jo e ligjit kundër racizmit, por gjithsesi kjo gjuhë e «Weltwoche» tregon për një aversion primitiv kundër komunitetit shqiptar. Ky aversion është parë edhe pas ndeshjes së futbollit mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad vitin e kaluar, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit. Futbollistët shqiptarë janë reduktuar në mercenarë nga Ballkani, që nuk identifikohen me Zvicrën dhe bëjnë politikë ballkanike në fushën e blertë, duke bërë gjestin me shqiponjë.

Teksti mbi reperen Loredana dhe partnerin e saj Gramoz Aliu, i cili është i njohur me emrin artistik Mozzik, është shembull i gazetarisë nëntokësore. Autori shkruan se kur Gramoz Aliu jetonte në Ferizaj, ai «me gjasë» shihte ëndrrën e zakonshme të burrave shqiptarë, ku një Mercedes me një nuse epshore në karrigen pranë shoferit ecën nëpër botën e të pasurve, ndërsa «gepeku» është plot me para. Aq i shkathtë është autori, saqë di t’i lexojë edhe ëndrrat e burrave shqiptarë. Ose së paku ëndrrat e Gramoz Aliut. Në Ferizaj Gramozi mendoi se me muzikë mund të fitosh më shumë para se me drogë. Sepse ai, kjo është e qartë, që në moshën 15-vjeçare ka menduar të shesë drogë për t’iu afruar ëndrrave të tij. Nga teksti nuk është e qartë nëse gazetari ka folur me Gramoz Aliun dhe nëse ai vetë ka thënë se kur ka qenë më i ri ka ëndërruar të shesë drogë.

Komuniteti shqiptar në Zvicër dhe përfaqësitë diplomatike janë aq mirë të organizuara, saqë po të mos problematizohej ky shkrim i poshtër këtu, as që do ta vërente ndokush. Mund të merret me mend se çka do të bëhej në Zvicër po të thuhej: të gjithë hebrenjtë e kanë hundën e shtrembër, të gjithë hebrenjve u vjen era hudhër, të gjithë hebrenjtë janë të etur për para. Do të çohej në këmbë krejt Zvicra kundër këtij stereotipi antisemit. Shqiptarët heshtin! Ose kacafyten me njëri-tjetrin në Facebook! Ose mbajnë poza të krenarisë së rrejshme prej «intelektuali» e «poeti»!

Ndërkohë partia populliste SVP ka filluar t’u vardiset shqiptarëve para zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë. Deputetë të kësaj partie befas lavdërojnë shqiptarët dhe Kosovën, por komuniteti shqiptar në Zvicër duhet ta ketë të qartë edhe këtë: «Weltwoche» është praktiksht gazetë e SVP-së, pronari i saj dhe një gazetar janë madje deputetë të SVP-së në parlamentin konfederal. Dialogplus

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Konfirmohet viktima e katërt nga virusi AH1N1 në Tiranë

Konfirmohet viktima e katërt nga virusi AH1N1 në Tiranë

“Rama politikë spastrimi ndaj jush”, Basha në Kukës, ja premtimet e demokratit

“Rama politikë spastrimi ndaj jush”, Basha në Kukës, ja premtimet e demokratit

Përgojimi i adoleshentëve kavajas

Përgojimi i adoleshentëve kavajas







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com