Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Retorika e dhunës frikëson komunitetet fetare

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Retorika e dhunës frikëson komunitetet fetare

Komunitetet fetare në Shqipëri janë duke ndjekur me shqetësim situatën politike në vend. Komunitetet kanë bërë një deklaratë për mediat në të cilën shprehen se thirrjet për dhunë janë të rrezikshme për situatën në vend.

Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore njëzëri pohojnë se janë të shqetësuar për mungesën e dialogut si dhe për retorikën e dhunshme që përdoret sipas tyre.

DEKLARATA

Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e veprimtarisë tonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast në të kaluarën, dëshirojmë t’i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.

Nuk është detyra jonë të gjejmë apo të tregojmë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar. Ajo është punë e politikës, e cila ka fushën e saj të veprimit dhe është e mandatuar nga populli për këtë gjë. Falënderojmë Zotin për shumë punë të mira që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, si edhe për seriozitetin e shumë njerëzve që punojnë pa u lodhur, edhe pse shpesh të panjohur, në zbatim të ligjit e për të mirën e shoqërisë.

Por gjithashtu, ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e në mënyrë të veçantë:

  • për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve, që janë një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqiptarëve;
  • për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet nëpërmjet kanaleve të informimit publik dhe në rrjetet sociale nga ana e atyre që mbajnë poste apo kanë pozicione publike dhe të rëndësishme në jetën e vendit;
  • për dukuritë e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve narkotike, që dëmtojnë sot dhe në të ardhmen jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre;

Të gjitha këto që u thanë më sipër mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht.

Prandaj, ne ftojmë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të mëdha:

  • për ndërtimin e urave dhe jo të mureve. Duhet një dialog i sinqertë, i bërë në shumë nivele, duke përfshirë sa më shumë aktorë dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyni në politikë. E mira e popullit është synimi juaj madhor.
  • për uljen e toneve të retorikës së dhunshme dhe përçmuese ndaj kundërshtarit politik. Kjo vetëm nxeh gjakrat dhe nxit veprime të dhunshme.
  • për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë të veçantë e sidomos u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e tundimit të shitblerjes së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës që është buka e fëmijëve. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi për zgjedhjet, që të luftojnë të gjithë dukurinë e shitblerjes së votës dhe kërcënimit për vendin e punës.
  • për krijimin e kushteve që ligji dhe e drejta të sundojë në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Po ashtu bëjmë thirrje që çdo nismë qytetare dhe politike për të shprehur mendimin dhe dëshirat të shërbejë për të mirën e përbashkët dhe të shmangë çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institucioneve.

Të bindur se me anë të kësaj deklarate po japim një kontribut për mbarëvajtjen e vendit, ne do të vazhdojmë të lutemi për të ardhmen dhe mirëqenien e vendit tonë.

Tiranë, 12 maj 2017

Tags: dhunefriksohenkomunitetet fetaresituata politike

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025
Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

14:29 | 25/06/2025
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.
Aktualitet

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

13:36 | 25/06/2025
Next Post
Shqipëria dhe Kosova hapa drejt unifikimit të procedurave arkivore

Shqipëria dhe Kosova hapa drejt unifikimit të procedurave arkivore

Ja cilat janë 5 çështjet që do të bisedojë Erdogan dhe Trump

Ja cilat janë 5 çështjet që do të bisedojë Erdogan dhe Trump

Protesta e opozitës, ambasada italiane: Shmangni qëndrimin rreth çadrës

Protesta e opozitës, ambasada italiane: Shmangni qëndrimin rreth çadrës

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19
shendetesi

Vaksinimi i fëmijëve në rënie! Studimi zbulon përkeqësim pas pandemisë Covid 19

by mirseda
14:34 | 25/06/2025
0

Progresi në vaksinimin e fëmijëve ka ngecur sipas nje studimi te ri dhe miliona të vegjël mbeten...

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

14:32 | 25/06/2025
Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

14:29 | 25/06/2025
Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

Drejtori Administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

13:47 | 25/06/2025
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

13:36 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com