Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin pasditen e së shtunës shkaktuan probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të kryeqytetit.
Sipas raportimeve, një pjesë e qendrës së Tiranës mbeti pa energji për rreth 30 minuta, ndërsa ndërprerjet prekën gjithashtu biznese dhe ambiente shërbimi në zonë.
Situata ka tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të huaj që ndodheshin pranë sheshit qendror dhe zonës së Bunk’Art, të cilët u surprizuan nga mungesa e energjisë elektrike në zemër të kryeqytetit.
Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar rrezik për përmbytje në disa zona të vendit për shkak të intensitetit të reshjeve.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), shkaku i ndërprerjes ishte një avari në nënstacionin “Qendër”, e krijuar si pasojë e motit të keq.
OSHEE bëri me dije se ekipet e avarisë ndërhynë menjëherë në terren, duke rikthyer furnizimin me energji elektrike në zonat e prekura.















