Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Reputacioni i frikshëm, mafia shqiptare trondit Britaninë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Reputacioni i frikshëm, mafia shqiptare trondit Britaninë

Prestigjiozja britanike “The Time”, i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare të cilat sipas saj kanë pushtuar tregun e drogës vitet e fundit në Angli.Media e njohur shkruan se gangsterët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës të pastër kanë rritur praninë e tyre me rreth 60 përqind në tre vitet e fundit, duke bërë që krimi të rritet ndjeshëm.

Bandat janë të dhunshme se aktiviteti i tyre kriminal është përhapur në shumë nga qytetet bregdetare dhe fshatrat rurale. Mafia shqiptare në Britani ka lidhje me kartelet e Amerikës Latine, tregojnë të dhënat e publikuara nga “The Times”.

Ritmi në të cilin bandat shqiptare të kokainës kanë vepruar në Britani është paraqitur nga shifrat e Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Në tre vitet e fundit është vënë re se bandat janë shumë të dhunshme dhe eksponetetë të qeverisë kanë pohuar se ata merren me trafikimin dhe shitjen e kokainës së pastër.Vetëm këtë javë, një i ri që mendohet të ishte i lidhur me bandat e drogës në Brixton u vra nga të shtënat me armë për një mosmarrëveshje për pazaret e drogës.

Tabela e parë që rendit nacionalitetet e bandave, të 4,600 grupeve më të rrezikshme të Britanisë së Madhe gjatë tre vjetësh, tregon se gangsterët shqiptarë në Britani kanë lënë pas edhe rumunët.

Shifrat tregojnë gjithashtu rritje të madhe të pranisë së bandave kineze dhe irakiane.

Gjatë të njëjtës periudhë ka pasur një rritje të mprehtë të bandave të përfshira në pastrimin e parave, krimit të dhunshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Këto zbulime erdhën pasi hulumtimi i Global Drug Surveys me bazë në Londër.

Bandat shqiptare kanë zhvilluar një reputacion të frikshëm, dhe sipas ekspertëve të logjistikës ata shpesh përplasen me armë me bandat rivale  për të mbrojtur aktivitetin e tyre.Kanabisi i shitur në Evropë, mendohet të ketë arritur një vlerë 4 miliardë paund në vit, por në Britani bandat janë përqendruar në furnizimin fitimprurës të kokainës, e cila shpesh shitet nga bandat nëpër rrugë.

Kokaina e shitur nga shqiptarët po synon traget grupe të vogla duke përfshirë edhe të mitur.

Andy Cook, shefi i policisë së Merseyside, i cili është zëdhënësi kombëtar për krimin e organizuar, tha: “Bandat shqiptare kanë ndikim në një numër qytetesh. Kriminaliteti i ardhur nga rajoni i Ballkanit po rritet ndjeshëm, dhe bandat janë shumë të dhunshme. Sfida është më e madhe sepse ne nuk kemi lidhje me autoritetet atje. Bandat janë të lidhura ngushtë dhe kanë pasur shumë sukses”.

Një burim i Agjencisë Kombëtare të Krimit shtoi se korrupsioni dhe mungesa e bashkëpunimit nga autoritetet në Ballkan e kishin bërë më të vështirë goditjen e baronëve të drogës nga Shqipëria.

Të dhënat u grumbulluan nga projekti i hartimit të grupeve të krimit të organizuar, nëpërmjet të cilit agjencia monitoron inteligjencën nga forcat policore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Forca Kufitare dhe HM Revenue & Customs.

Më shumë se 70 për qind e gangsterëve në Britani të Madhe gjatë tre viteve ishin britanikë dhe 60 për qind ishin klasifikuar si “evropian i bardhë”. Vetëm 13 përqind ishin të zinj.

Shifrat treguan gjithashtu se bandat pakistaneze, të cilat tentojnë të përfshihen shumë në tregtinë e heroinës, ishin grupi i dytë më i shquar.

Pak histori

Një bandë në lindje të  Londrës e vetëquajtur si  “Hellbanianz”, ka në dorë pjesën më të madhe të furnizimit me kokainë.

Adoleshentët e shesin drogën në vendpushimet e plazhit në Essex ose në fshatrat në qarqet e vendit, duke bërë qindra paund.

Tregtarët kërcënojnë rivalët e tyre me thika dhe armë, ndërsa ata që nuk paguajnë dënohen rrëmbehen dhe torturohen.

Mbi të gjitha janë shqiptarët, ata që japin urdhra dhe vijojnë të keni dominim në tregtinë e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Një prej emrave të njohur i  është edhe shqiptari Tristen Asllan që kishte një  shtëpi në veri të Londrës ku ai kishte ngritur një fermë drogë.

Grupi i tij punonte nën një kod nderi të quajtur “besa”, një betim për të mbrojtur njëri-tjetrin me jetën e tyre.

Në vitin 2013, katër anëtarë të një sindikate të drejtuar nga shqiptarët u burgosën në Glasgow pasi u kapën me një valixhe të mbushur me  1.2 milion euro  kokainë. Imazhet në telefonin e një anëtari tregojnë Albert “Diti” Memia, 25 vjeç, i cili merrej me trafikimin e drogës.TIRANA TODAY

 

Tags: BritaninëfrikshëmmafiaReputacionishqiptaretrondit

TË LIDHURA

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

10:11 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon
Aktualitet

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Next Post
Akademiku Fuga i përgjigjet Mustafa Nanos: Ke marrë anën e së keqes!

"Këngë pa pikë identiteti", zëdhënësja e festivalit i kthehet Fugës: Zgjohu profesor!

Ekzekutohet i riu shqiptar në Itali, dyshimet e policisë

Ekzekutohet i riu shqiptar në Itali, dyshimet e policisë

“Zgjohu profesor!”, Fuga i përgjigjet Kozeta Kurtit: Amatore na qenke mërzitur…

"Zgjohu profesor!", Fuga i përgjigjet Kozeta Kurtit: Amatore na qenke mërzitur...







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com