Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Republikanët: Trump përdor fjalorin e Stalinit

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Republikanët: Trump përdor fjalorin e Stalinit

Dy senatorë republikanë e kanë kritikuar Presidentin Donald Trump për sulmet e vazhdueshme ndaj raportimeve në media që kritikojnë presidencën e tij, duke thënë se këto sulme të tij minojnë parimet e shoqërive demokratike, mediat e lira.

Senatori Jeff Flake, një kritik i vazhdueshëm i zotit Trump nga shteti perëndimor i Arizonës, tha në një fjalim që mbajti të mërkurën në Senat, se denigrimi i mediave nga presidenti, është i ngjashëm me atë të ish-diktatorit sovjetik Joseph Stalin. Ai tha se sulmi i zotit Trump ndaj medias është “i paprecedent” dhe “i pajustifikuar”.

“Kjo është dëshmi e gjendjes së demokracisë sonë, që presidenti ynë përdor fjalë të përdorura në mënyrë të turpshme nga Josef Stalin kur ai përshkruan armiqtë e tij”-tha zoti Flake, duke ju referuar një tweet-i të shkurtit të vitit të kaluar, ku Trump i deklaroi mjetet kryesore të shtypit amerikan si “armiq të popullit amerikan.”

“Termi që ai përdor është aq i rëndë, saqë edhe vetë pasardhësi i Stalinit, Nikita Hrushovi, e ndalonte përdorimin e këtij termi.” tha zoti Flake.

“Despotizni është armik i popullit. Shtypi i lirë është armiku i despotizmit, kjo e bën shtypin e lirë mbrojtës të demokracisë. Kur një figurë politike i cilëson mediat që nuk i pëlqejnë atij “lajme të rreme”, ai është një figurë e dyshtimtë dhe jo shtypi,” – shtoi zoti Flake.

Një tjetër senator republikan, John McCain i shtetit të Arizonës, i cili ka qenë gjithashtu kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, shkruante në një artikull opinionist në gazetën “The Washington Post”, se pretendimet e vazhdueshme të zotit Trump, për “lajme të rreme”, lidhur me raportimet që atij nuk i pëlqejnë, “po ndiqen me kujdes nga udhëheqës të huaj, të cilët tashmë janë duke i shfrytëzuar fjalët e tij si mbulesë, ndërsa përpiqen të bëjnë të heshtë dhe të mbyllin shtyllat kryesore të demokracisë”.

Sulmet ndaj ankesave të Presidentit lidhur me mediat një vit pas presidencës së tij, vijnë ndërsa zoti Trump, i cili vetë ka qenë më parë një figurë televizive ka thënë se do të shpallë ato që ai i quan “çmimet për mediat më pak të ndershme dhe më të korruptuara të vitit”. Zoti Trump pati thënë se kishte në plan t’i njoftonte këto çmime të mërkurën, megjithëse në orarin e takimeve të tij nuk përmendet kjo ngjarje.

Sipas zotit Trump, çmimet do të përfshinin “mungesën e ndershmërisë dhe raportimin e keq në disa kategori”.

Ai nuk pati reagime të menjëhershme lidhur me deklaratat e senatorëve republikanë McCain dhe Flake, shkruan voa. Presidenti sulmon vazhdimisht gazetarë të veçantë dhe media për të cilat ai mendon se e trajtojnë atë jo me drejtësi, ndërsa vlerëson ata që raportojnë për të në mënyrë pozitive.

Tags: fjalorinJosef StalinperdorrepublikanetTrump

TË LIDHURA

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun
Bota

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun

21:48 | 14/03/2026
Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet
Bota

Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

21:00 | 14/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

20:56 | 14/03/2026
Next Post
Grabitet foshnja e porsalindur, nëna ishte në gjumë (Video)

Grabitet foshnja e porsalindur, nëna ishte në gjumë (Video)

Kush do ta mendonte, Skënderbeu lë pas Dortmundin dhe Lazion

Kush do ta mendonte, Skënderbeu lë pas Dortmundin dhe Lazion

Asteroidi gjigand kalon pranë tokës, NASA: Rrezikohemi

Asteroidi gjigand kalon pranë tokës, NASA: Rrezikohemi







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun
Bota

Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban për të larguar Hezbollahun

by mirseda
21:48 | 14/03/2026
0

Izraeli po planifikon të nisë një pushtim tokësor “masiv” të Libanit jugor me qëllim largimin e grupit...

Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

21:00 | 14/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

20:56 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

20:23 | 14/03/2026
Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

20:09 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com