Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

REPLIKAT/Alibeaj i kujton ministres burgun, Gjonaj: Ç’kërkoni nga unë?

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
REPLIKAT/Alibeaj i kujton ministres burgun, Gjonaj: Ç’kërkoni nga unë?

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me replika mes Enkelejd Alibeajt dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt. Deputeti demokrat ka kërkuar llogari për procedurat e ekstradimit të Nezar Seitit në Itali, ndërsa menjëherë fjalën e ka marrë Gjonaj, e cila tha se opozita nuk e do Reformën në Drejtësi, por mundohet të gjejë shkak për sherrin e radhës në Parlament.

Jo vetëm kaq, por deputeti demokrat e ‘këshilloi’ Gjonajn që të gjente avokat, teksa deklaroi se PD do të depozitojë një kallëzim penal për shpërdorim detyre për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe bashkëpunëtoret e saj lidhur me firmën që ajo ka hedhur për të ekstraduar Nezar Seitajn, financierin e bandës së Habilajve.

“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuropria ka hapur një çështje hetimore. Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Xhafaj vuri në zbatim skemën për ta degdisur në Itali. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte.

Ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitiin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë së arratisur, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste. Që të fliste Nezar Seiti e të gjurmoheshin paratë e krimit do të duhej që ai të ishte në dispozicion të drejtësisë shqiptare. Ke thënë që e ke çuar në duart e drejtësisë italiane, e jo me pushime. Por nuk qëndron arsyeja. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk u mban të gjithëve”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Ndërkohë, përgjigja e ministres ishte:

Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë edhe unë kam zbatuar si të gjithë paraardhësit e mi, përfshi dhe ata që sot motivi politik kundër reformës në drejtësi i ka ngritur kundër meje, një vendim gjykate të formës së prerë, të përcjellë nga prokurorinë e përgjithshme për lejimin e ekstradimit të një personi të kërkuar nga prokurorinë e Katanias. Kujtoj se bëhet fjalë për të njëjtën prokurori që akuzuesit e mi sot e ngritën në qiell para disa muajsh si të ishte dora e vetë Perëndisë në hetimin e një grupi kriminal famëkeq, grupi Habilaj.

Sqaroj po ashtu se Ministria e Drejtësisë vepron dhe disponon ekstradimin vetëm në bazë të një veprimi gjykate dhe në bazë të dokumentacionit që verifikon prokuroria dhe gjykata. Nuk mund të kryejë veprime hetimore, gjykuese dhe aq më tepër të vërë në diskutim zbatimin e vendimit të një gjykate. Vendim, i cili e përcakton qartë që nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të mos lejuar ekstradimin e këtij personi. Ligjet dhe konventat e diktojnë mjaft qartë sikur nuk lë vend për asnjë interpretim për pozicionin e Ministrit të Drejtësisë në trajtimin e kërkesave për ekstradim.

Unë nuk kam vepruar as më shumë e as më pak nga paraardhësit e mi, si ju zot Alibeaj etj, disa nga të cilat për mosçudinë time kanë hedhur lum akuzash kundër meje, apo ndonjë prej tyre ka marrë përsipër të bëhet krejt qesharak duke hedhur qorrazi poshtë tërë ngrehinën e jurisprudencës lidhur me ekstradimet.

Çfarë kërkoni nga unë përveç sebepit të ri politik thjesht për të bërë një zhurmë të radhës. Ju e dini shumë mirë se ky është një sebep i krijuar nga hiçi por njësoj si unë edhe çdo qytetar i vëmendshëm ndaj politikës, pas shpërthimit të konfliktit për reformën në drejtësi e di aq mirë sa ju që nuk është sensi i së drejtës e as ndërgjegjja e ligjit por është frika nga drejtësia ajo që i krijon sebepet tuaj për konflikt.

Tags: AlibeajburgunÇ'kërkoniGjonaji kujtonministresnga unëreplikat

TË LIDHURA

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

13:47 | 27/06/2025
“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO
Aktualitet

“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO

12:58 | 27/06/2025
Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje
Aktualitet

Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje

12:41 | 27/06/2025
Next Post
Çështja e detit/Lubonja: Po humbim Shqipërinë, Rama “shiti” Çamërinë

Si mund ta ndalojmë sociopatin Edi Rama?

Shpërthen Basha, i kthehet Bushatit: Mashtrues ordiner, i pacipë!

Shpërthen Basha, i kthehet Bushatit: Mashtrues ordiner, i pacipë!

Pse Moska i frikësohet NATO-s

Pse Moska i frikësohet NATO-s

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

by mirseda
13:47 | 27/06/2025
0

Një pushues i moshuar humbi jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Bëhet me dije se...

New York edhe këtë vit shpallet qyteti më i mirë në botë

New York edhe këtë vit shpallet qyteti më i mirë në botë

13:13 | 27/06/2025
“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO

“A të kanë ardhur letra anonime”? – Ish-prokurori debate me të pandehurit në GJKKO

12:58 | 27/06/2025
Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje

Vlorë: Gjendet i vetëvarur 72-vjeçari, dyshohet vetëvrasje

12:41 | 27/06/2025
Kosovë: Ndërpritet seanca e 38-të, caktohet data e mbledhjes së radhës

Kosovë: Ndërpritet seanca e 38-të, caktohet data e mbledhjes së radhës

12:36 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com