Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Rënia e euros ul borxhin publik

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Rënia e euros ul borxhin publik

Rënia e euros ndaj lekut ka dëmtuar të ardhurat që qeveria mbledh në buxhet, por ajo ka sjellë një përfitim shumë më të madh për financat e shtetit: uljen e borxhit publik.

Në fund të vitit të kaluar, borxhi publik i Shqipërisë ishte 1 mijë e 88 miliardë lekë ose sa 69.9% e prodhimit kombëtar. Por, gati gjysma e kësaj shifre ishte borxh i jashtëm, pjesën dërrmuese të të cilit qeveria e ka marrë në monedhën euro në formën e kredive ose përmes eurobondeve të emetuara në tregjet ndërkombëtare.

Por, krahasuar me fundin e vitit 2017, euro është zhvlerësuar me rreth 6% ndaj lekut, duke zbritur nga 134 lekë që ishte në rreth 125.8 lekë aktualisht. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kjo rënie e ndjeshme e euros ka ulur borxhin publik të Shqipërisë me 1.5 deri në 2% të Prodhimit Kombëtar.

Por, si e lehtëson rënia e euros borxhin e shtetit? Qeveria i mbledh të ardhurat nga taksat në lekë. Rrjedhimisht, për të shlyer borxhet që ka marrë në euro ajo tani duhet të shpenzojë më pak para’. Ky është mekanizmi i parë.

Mekanizmi i dytë është ulja e peshës së borxhit në ekonomi. Kjo pasi 3.8 miliardë eurot që qeveria ka marrë borxh nga jashtë tashmë kanë një vlerë më të ulët në lekë dhe rrjedhimisht në prodhimin kombëtar.

Pavarësisht se ka ulur të ardhurat nga taksat, zhvlerësimi i ndjeshëm i euros ndaj lekut është një frymëmarrje goxha e madhe për financat e shtetit. Por kjo është një ulje e paqëndrueshme. Në rast se euro do të forcohej, atëherë efekti në borxhin publik do të ishte i kundërt. Ndaj, FMN-ja dhe Komisioni Europian i kanë kërkuar qeverisë që të vazhdojë uljen e borxhit të lartë publik derisa barra e detyrimeve publike të bjerë në nivele që nuk e rrezikojnë ekonominë./tch/

Tags: borxhineurospublikRëniaul

TË LIDHURA

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë
Aktualitet

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë

15:14 | 18/03/2026
Aksident masiv në Qafë-Plloçë, tre kamionë përplasen me fugonin, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident masiv në Qafë-Plloçë, tre kamionë përplasen me fugonin, bllokohet qarkullimi

14:57 | 18/03/2026
Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Ja kur zhvillohen intervistat për 14 kandidatët
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Ja kur zhvillohen intervistat për 14 kandidatët

14:54 | 18/03/2026
Next Post
Zihet me vjehrrin dhe i djeg shtëpinë, pranga 30-vjeçarit në Elbasan

Zihet me vjehrrin dhe i djeg shtëpinë, pranga 30-vjeçarit në Elbasan

Ligji për magjistraturën/Çipa i sigurt: Opozita do ta pranojë në shtator

Ligji për magjistraturën/Çipa i sigurt: Opozita do ta pranojë në shtator

Shkencëtarit rus i vihen prangat, ‘spiunoi’ programin e raketave hipersonike

Shkencëtarit rus i vihen prangat, ‘spiunoi’ programin e raketave hipersonike







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë
Aktualitet

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë

by mirseda
15:14 | 18/03/2026
0

Në një kohë kur qeveria e kryeministrit Edi Rama, pret gjatë vitin 2026 nisjen e mbylljes së...

Greva bllokon Berlin Brandenburg Airport, ndalohen të gjitha fluturimet

Greva bllokon Berlin Brandenburg Airport, ndalohen të gjitha fluturimet

14:59 | 18/03/2026
Aksident masiv në Qafë-Plloçë, tre kamionë përplasen me fugonin, bllokohet qarkullimi

Aksident masiv në Qafë-Plloçë, tre kamionë përplasen me fugonin, bllokohet qarkullimi

14:57 | 18/03/2026
Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Ja kur zhvillohen intervistat për 14 kandidatët

Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Ja kur zhvillohen intervistat për 14 kandidatët

14:54 | 18/03/2026
Izraeli: Eliminuam ministrin iranian të Inteligjencës, i akuzuar për shtypjen e protestave

Izraeli: Eliminuam ministrin iranian të Inteligjencës, i akuzuar për shtypjen e protestave

14:39 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com