Me kalimin e orëve është rënduar edhe më shumë bilanci i personave që kanë ndërruar jetë, pasi ishin prekur nga gripi i derrit. Dy persona kanë humbur jetën në Sanatoriumin e Tiranës, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë.
Viktima që ka humbur jetën një natë më parë, ka qenë i prekur nga gripi, dhe më pas i është shtuar komplikacioni i pneumonisë akute. Personi i dytë që ka ndërruar jetë, ka qenë sot rreth orës 10:30.
Mjekët nuk pranojnë se personat kanë ndërruar jetë për shkak të gripit, por konfirmojnë se sallat e reanimacionit janë të mbushura me pacientë, të cilët janë të prekur rëndë nga gripi.