Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Renato Mekolli reagon ndaj kritikave, i përgjigjet zonjës Tefta: Ajo është…

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Renato Mekolli reagon ndaj kritikave, i përgjigjet zonjës Tefta: Ajo është…

Renato Mekolli, drejtues i Hell’s Kitchen ka reaguar për herë të parë lidhur me komentet negative të këtij formati të ri sjellë nga Top Channel.

Në një intervistë për “Revista Who”, Mekolli shpjegoi situatën e krijuar për sjelljen e tij duke thënë se i priste këto reagime. Ndërsa ka thënë se ky është një format amerikan dhe se ai thjesht po bën rolin e tij.

“Nuk është se nuk e prisja. E prisja me thënë të drejtën, por nuk është ky një format që unë e krijova vetë. Është një format amerikan, një patentë e blerë, në të cilën unë thjesht po bëj rolin tim, rolin e një shefi kuzhine që jep të gjithë argumentet e tij dhe të gjitha reagimet në kohë reale brenda, pasi çdo pjatë dhe çdo ushqim që kalon aty ka të bëjë me shëndetin e klientit dhe gjithçka duhet të jetë e kuruar në detaje”-tha ai.

Nuk ka munguar as një kundërpërgjigje ndaj zonjës Tefta, e cila reagoi mjaft ashpër për rolin e Mekollit. Ky i fundit e injoroi atë, duke thënë se është thjesht një personazh televiziv.

“Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë.

Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë. Nëse ne presim nga një ‘reality shoë’ gatimi, i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare.

Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë. Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë. Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin”.- u shpreh Renato.

Pas publikimit të puntatës së parë, erdhi një reagim i fortë i Teftës, e cila shprehu hapur zhgënjimin dhe kritikoi Renaton për mënyrën e sjelljes:

“Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar”.

Tags: kritikareagonRenato MekolliZonja Tefta

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Sulmohet policia me armë, autori arrin të largohet

Sulmohet policia me armë, autori arrin të largohet

Detajet/ Si e përdori Rama ish-ministrin Xhafaj për arrestimet e bujshme. Po opozitën si do e kthejë në Kuvend?

Detajet/ Si e përdori Rama ish-ministrin Xhafaj për arrestimet e bujshme. Po opozitën si do e kthejë në Kuvend?

TIRANË/ Komshiu hedh cigaren nga ballkoni, qytetari i lë një shënim mjaft domethënës

TIRANË/ Komshiu hedh cigaren nga ballkoni, qytetari i lë një shënim mjaft domethënës







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente
Politikë

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

by mirseda
16:35 | 14/04/2026
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar një video nga Njësia 9 në Tiranë, ku denoncon...

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:26 | 14/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

15:57 | 14/04/2026
Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

15:47 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com