Afro 4 vite kalendarike, kreu i opozitës i ka kaluar pranë familjes, madje nga të dhënat, rezulton se në vitet kur ishte ministër e kryebashkiak dhe prej 5 vitesh në opozitë, afro 95% të fluturimeve vajtje-kthim për në shtete të tjerë, i ka bërë me kalim e qëndrim tranzit nga Holanda.
Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, pasqyron me të dhëna konkrete e të detajuara, gjithë skedën e udhëtimeve nga Rinasi, që kryetari i PD Lulzim Basha, ka bërë në 13 vitet e prezencës së tij në politikën shqiptare.
Në këtë skedë të shefit të opozitës, bie në sy jo vetëm numri i madh i udhëtimeve jashtë Shqipërisë, po edhe fakti që 95% e tyre, kanë patur destinacion Tiranë-Holandë e kthim, por edhe Holandën, si kalim transit për në vendet e tjerë, me një natë “stacion” në këtë shtet, në vajtje e kthim.
Sipas skedës së printuar elektronike që disponon “PAMFLETI”, konstatohet se qysh prej muajit shtator 2005, kur nisi e vazhdoi karrierën, si 3 herë ministër, 1 herë krybashkiak dhe gjatë këtyre 5 viteve të fundit si shef opozite, rezulton se Lulzim Basha, ka udhëtuar 326 herë drejt Holandës, me kohë qëndrimi 1421 ditë.
Nuk e dimë, sa euro ka harxhuar për udhëtimet që ka kryer, por sipas numrit të ditëve, rezulton se gjatë 13 viteve aktivitet politik në Shqipëri, afro 4 vite, Lulzim Basha ka qenë në ajër dhe në shtëpinë e tij, në Holandë.
Në vijim do publikojmë të dhëna për udhëtimet e politikanëve të tjerë, si Rama, Berisha, Metaj, Balla, Kryemadhi dhe 49 deputetë, ministra e politikanë të tjerë, që i kanë familjet me banim, punë, shkollim e shtetësi jashtë Shqipërisë.
KUJTOJMË, se një kapitull i veçantë, në raportin që po hartojnë shërbimet inteligjente ndërkombëtare, lidhur me veprimtarinë zyrtare e jo zytare të politikanëve tanë, ka të bëjë me të dhëna të detajuara takimesh e bisedash, gjatë udhëtimeve të tyre jashtë Shqipërisë, në 15 vitet e fundit, si masë paraprake, në kuadër të dekriminalizimit./Pamfleti