Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Refugjatët politikë afganë: humanizmi s’duhet të cënojë sigurinë kombëtare

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ekrem Spahiu

Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit politik dhe e sigurisë së Afganistanit është evidentuar sot në krye të axhendës ndërkombëtare. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se një numër i konsiderueshëm qytetarësh afganë që bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së përgjatë procesit të paqebërjes, po përballen me hakmarrjen e mundshme nga talebanët, të cilët po rimarrin kontrollin politik e ushtarak të këtij vendi të shkatërruar nga lufta. Është krejt normale që kërkohen veprime të shpejta e të bashkërenduara nga shumë aktorë, me qëllim që ky kontingjent qytetarësh të rrezikuar nga përndjekja, të shpëtohen.

Duke ndjekur këto zhvillime, sjell në kujtesë se çfarë vuajtën antikomunistët shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore, qoftë nga mungesa e vëmendjes së aleatëve ndërkombëtarë, qoftë edhe nga “talebanizmi” shqiptar.

Mësuam fillimisht nga burime jozyrtare se Qeveria Shqiptare ishte angazhuar në një operacion humanitar për të strehuar në Shqipëri një kontingjent prej rreth 300- 350 refugjatësh politikë afganë dhe brenda pak ditësh mund të priten edhe rreth 800 të tjerë.

Pastaj, nëpërmjet një statusi në “Facebook” të Kryeministrit të vendit, mësuam se administrata e Presidentit Joe Biden iu kishte kërkuar anëtarëve të NATO-s të vlerësonin nëse mund të shërbenin si vend tranzit për një numër refugjatësh politikë afganë, destinacioni përfundimtar i të cilëve është SHBA. Mësuam madje, se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, nëpërmjet Kryeministrit të vendit, ka ndërmarrë iniciativën dhe është shprehur e gateshe për ta dhënë këtë mbështetje, duke paraqitur argumente politike, morale dhe humanitare.

Për më shumë, mësojmë se grupi i parë i afganëve do të vendoset fillimisht në konvikte studentore në Tiranë dhe, në varësi të zhvillimeve, burime zyrtare thonë se afganët do të zhvendosen në hotele në qytetin bregdetar të Durrësit.

Unë e mirëkuptoj vendimin që vendi im të vijojë të jetë pjesë e fatit të atyre afganëve, siguria e të cilëve nuk u arrit dot në atdheun e tyre, edhe pse vendet anëtare e partnere të NATO-s, midis tyre dhe Shqipëria, punuan për rreth 20 vjet për këtë qëllim.

Është e qartë se jeta e këtyre kontingjenteve është në rrezik nga talebanët.

Por ajo që më shqetëson, është se përse këtë zhvillim me rrjedhime për sigurinë kombëtare, e mësoj nga burime të tjera dhe jo nga autoritetet e shtetit tim. Nuk është një zhvillim i vogël. Janë së paku tri shtete në lojë: talebanët e Afganistanit që do t’i përndjekë afganët e vlerësuar si të rrezikuar; qeveria e SHBA që do t’i evakuojë, transferojë, stacionojë dhe më në fund edhe do t’i presë në vendin e vet; qeveria e vendit tim, e cila, për një kohë të pacaktuar, do ta mbajë në tokën e saj këtë kamp refugjatësh me jo pak pikëpyetje sigurie kombëtare.

Nuk kam dëgjuar që për këtë çështje të jetë prononcuar Këshilli i Sigurisë Kombëtare të vendit. Sepse instalimi në Shqipëri i një kampi të tillë përfshin drejtpërdrejt plot 14 institucione shtetërore, të cilat kanë rol e përgjegjësi për sigurinë kombëtare sipas fushave përkatëse.

Rreziku qëndron në atë që, kur për çështje të tilla nuk ka informim e transparencë shtetërore, atëherë opinioni publik do të formësohet, në rastin më optimist, nga aktorë sporadikë, dhe në rastin më pesimist, nga aktorë që induktojnë terrorizëm mendor e psikologjik.

Ky opinion shqetësohet me të drejtë se përse disa nga anëtarët e NATO-s nuk u shprehën të gatshëm për të marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë. Përkundrazi, mësojmë se janë Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani e Katari, vende joanëtare të NATO-s, të cilave iu kërkohet të bëhen partnerë në këtë ndërmarrje sigurie.

Thuhet se refugjatët politikë afganë do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë vetëm pas mbërritjes në Shqipëri. E kuptoj emergjencën, sepse ndoshta koha nuk priste, por dyshoj nëse janë formuar kapacitetet për ta realizuar një procedurë të tillë, kur kemi vite që mezi po skanojmë korrupsionin tonë në sistemin e drejtësisë e në fusha të tjera të jetës së vendit. Për më tepër, dyshoj sepse di që edhe BE, ndër kushtet e paplotësuara, na ka tërhequr gjithnjë vëmendjen pikërisht për kapacitetet e kufizuara logjistike dhe administrative të pritjes.

Vetë refugjatët, për më tepër ata politikë, sigurisht që do të përballen me sfida sigurie, por edhe shtetet që i presin do të përballen me sfida të gjithfarëllojshme: sfida logjistike, sfida ekonomike, sfida shëndetësore, sfida informacioni e deri edhe sfida raportesh me popullsinë lokale. Është e pritshme që refugjatët politikë që do të strehohen në vendin tonë, ashtu si edhe ata që mësojmë se do të strehohen në Kosovë e shtete të tjera do të jenë subjekt sigurie, por në të njëjtën masë mund të bëhen edhe objekt pasigurie, sepse talebanizmi nuk njeh kufij, as njerëzorë e as shtetërorë.

*ish–zv.ministër i Mbrojtjes

Tags: Ekrem SpahiuJoe Bidenrefugjatet afgane

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post

Bolivi/ Ish-presidentja tenton të vetëvri*et në burg

Kriza afgane/ A do mundej qeveria shqiptare të vepronte ndryshe?

Granit Xhaka vendos për të ardhmen

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com