Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Refugjatët nga Venezuela ‘pushtojnë’ Brazilin

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Refugjatët nga Venezuela ‘pushtojnë’ Brazilin

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se çdo ditë mijëra venezuelianë braktisin vendin e tyre. Mbi 2 milionë janë larguar dy vitet e fundit, për shkak të trazirave ekonomike dhe politike në Venezuela. Ata shkojnë në vende fqinjë si Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori në kërkim të një jete më të mirë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Celia Mendoza ishte në Brazil për të folur me disa prej tyre.

Kampet e refugjatëve po mbushin Brazilin. Mijëra venezuelianë po kërkojnë ndihmë për shkak të mungesës së barnave, ushqimeve dhe shërbimeve të tjera, shkaktuar nga kriza ekonomike në vendin e tyre.

Me katër nga gjashtë fëmijët e saj, Natalie Silva, një nënë venezuelianë, po kërkon strehim në Pacaraima, një komunë në veri-perëndim të shtetit Roraima në Brazil.

“Më kanë dhënë ndihmë me shërbime sociale, personeli ushtarak ka qenë shumë i sjellshëm me mua, më kanë dhënë pelena, ushqim, veshje dhe ujë për fëmijët. Tani po pres që të na caktojnë një banesë. Nesër shkojmë në spital sepse kemi malarjen”,thotë ajo.

Sipas autoriteteve lokale, mesatarisht 600 venezuelianë mbërrijnë çdo ditë në kufi. Ushtria braziliane menaxhon qendrën e regjistrimit dhe merr masat e sigurisë.

​“150 anëtarë të ushtrisë janë pjesë e operacionit së bashku me personelin civil. Operacioni i Pacaraimas ka 250 vetë”, thotë koloneli Hilel Zanatta.

Operacioni ka tre faza: kontrolli i kufirit, strehimi në Boa Vista dhe integrimi. Përfaqësuesi i agjencisë së OKB-së për refugjatët në Brazil, thotë se është rritur numri i venezuelianë që kërkojnë ndihmë.

“127 mijë venezuelianë kanë hyrë në Brazil që nga viti 2017, rreth 58 mijë vazhdojnë të jenë këtu. Rreth 33 mijë kanë kërkuar zyrtarisht azil nga policia federale. 12 mijë të tjerë kanë kërkuar viza për qëndrim të përkohshëm”, thotë Luis Fernando.

Megjithatë ka pasur edhe shprehje pakënaqësie nga vendasit. Ata shohin një lidhje direkte mes rritjes së numrit të venezuelianëve dhe problemeve të sigurisë.

“Ka mungesë sigurie. Shumë njerëz vijnë për të shkarkuar probleme, bëjnë gjëra të çuditshme”.

Brazili është një nga vendet e Amerikës së Jugut që ka zbatuar një përgjigje humanitare ndaj krizës venezueliane. Por për shkak të barrës ekonomike, presidenti brazilian, Michel Temer po konsideron mundësinë e kufizimeve.

Organizata e Shteteve Amerikane në një takim të posaçëm, analizoi krizën e imigracionit, të shkaktuar nga ikjet nga Venezuela, transmeton voa. María Claudia Pulido, ndihmës sekretare ekzekutive e Komisionit Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut tha se kriza shtrihet në disa vende dhe kërkon një përgjigje rajonale, duke respektuar të drejtat e njeriut.

Tags: "pushtojnë"BrazilinRefugjatëtVenezuela

TË LIDHURA

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Bota

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

15:20 | 14/05/2025
BE: Rënie e kalimeve të parregullta kufitare në fillim 2025-s
Bota

BE: Rënie e kalimeve të parregullta kufitare në fillim 2025-s

15:04 | 14/05/2025
SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë
Bota

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë

09:45 | 14/05/2025
Next Post
Pakti për varrezat greke/Idrizi: Rama na tradhtoi, por s’kemi vdekur akoma

‘Çështja çame s’ekziston’/Idrizi: Deklaratë arrogante e Tsipras

Fotolajm/Zidane, më e thjeshtë të fitojë Championsin se të presë gruan të bëjë…

Fotolajm/Zidane, më e thjeshtë të fitojë Championsin se të presë gruan të bëjë...

Zjarr në një sipërfaqe me pyje në Dhërmi, rrezikohen banesat dhe bizneset

Zjarr në Parkun Kombëtar të Thethit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga toka

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Kush mori më shumë vota në Berat – emrat surprizë dhe të pritshëm
Politikë

Kush mori më shumë vota në Berat – emrat surprizë dhe të pritshëm

by mirseda
17:08 | 14/05/2025
0

KQZ ka publikuar të dhënat në lidhje me numërimin e votave preferenciale në qarkun e Beratit. Deri...

6 shqiptarë të kapur në Belgjikë për grabitje në Francë

6 shqiptarë të kapur në Belgjikë për grabitje në Francë

17:02 | 14/05/2025
Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës së 16 majit

Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës së 16 majit

16:45 | 14/05/2025
Besa Kola me zemër për shqiptarët: “E dimë që na keni votuar të gjithë”

Besa Kola me zemër për shqiptarët: “E dimë që na keni votuar të gjithë”

16:30 | 14/05/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi shfuqizimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Elton Qyno

Gjykata e Lartë lë në fuqi shfuqizimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Elton Qyno

16:28 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com