Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Reformën gjyqësore në Maqedoni e pengon ndikimi politik

8 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedonia po kërkon një prokuror të ndershëm

Gjykata e Apelit në Shkup ka lënë në fuqi vendimet e Gjykatës së shkallës së parë, lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë së kaluar për vepra të rënda penale.

Kërkesa e Speciales për shqiptimin e masës së paraburgimit për dhjetëra ish-zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, është zëvendësuar me masa më të lehta sigurie, si marrjen e dokumenteve të udhëtimit e masa tjera, por jo edhe paraburgimin e tyre.

Masa e paraburgimit u është shqiptuar vetëm tre zyrtarëve të nivelit më të ulët, nga më shumë se 100 sa janë akuzuar. Por, edhe për ta do të vendosë Gjykata Supreme nëse do të ketë nevojë të mbajë në fuqi vendimet për paraburgim.

Refuzimi i kërkesave të Speciales, që besohet të jetë për shkak të ndikimeve politike, kanë rikthyer debatet mbi reformat në gjyqësor, të cilat janë një nga prioritetet e qeverisë së re në planin e koduar si ‘3-6-9’ (plani çdo tre mujor). 

Janë paraparë masa të shumta për pavarësimin e gjyqësorit, kontrollin e punës së tyre, forcimin e rolit të Këshillit Gjyqësor e masa tjera. Por, dilemat mbeten nëse do të ketë rizgjedhje të të gjithë kuadrit gjyqësor në vend.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ka deklaruar për se rizgjedhje të gjykatësve nuk do të ketë, por se prioritet do t’i jepet forcimit të punës së Këshillit Gjyqësor.

Osmani: Mendoj se absolutisht është i gabuar interpretimi se qeveria apo shumica e re parlamentare do të bëjë rizgjedhjen e gjyqtarëve. Kjo është në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Ne, do të angazhohemi për rritjen e rolit të Këshillit Gjyqësor, në definimin e procedurave për zgjedhjen apo disiplinimin e gjykatësve.

Kryeministri, Zoran Zaev gjatë gjithë fushatës elektorale, si edhe pas zgjedhjeve, ka thënë se qeveria e re do të angazhohen për shkarkimin e të gjithë gjykatësve dhe zgjedhjen e një kuadri të ri , të pavarur dhe të aftë të përballet me sfidat në gjyqësor.

Zaev: Unë paralajmëroj rizgjedhje të përgjithshme të gjyqtarëve në shtet. Mjaft kanë pësuar njerëz të ndershëm deri sa kriminelët dhe dhunuesit e pushtetit shëtisin lirshëm.

Njohësit e çështjeve juridike, thonë se pastrimi i gjykatësve nga elementet joprofesionist dhe të ndikuar nga politika në punën e tyre, është i mundur nëse ka vullnet të sinqertë nga Qeveria e re.

“Misioni për krijimin e një gjyqësori të pavarur gjithsesi që nuk është i pamundur, por çështja është se si kjo të realizohet. Vlerësoj se ka nevojë për një rivlerësim të punës, jo vetëm të gjykatësve, por edhe të prokurorëve. Por, e gjithë kjo duhet të bëhet me vullnet të mirë që të shihen në detaje të gjitha veprimet e gjykatësve, se si kanë vepruar në rrethana të caktuar lidhur me lëndët që kanë proceduar. Këtu duhet të inspektohet edhe pranimi i gjykatësve nëpër institucione, nëse zgjedhja e tyre është bërë në përputhje me ligjet në fuqi”, thotë Caca Nikollovska, eksperte juridike dhe ish-gjykatëse në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Reformat në gjyqësor, por edhe në sfera tjera kanë nisur të realizohen nën monitorimin e ekspertëve të Bashkimit Evropian. Për disa ditë, në takime me zyrtarët ka qëndruar një ekspert gjerman, Reinhard Pride, i cili edhe kishte hartuar listën e reformave me prioritet që duhet të realizoj qeveria në re në rrugën e integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Tags: bashkimi evropianKëshilli Gjyqësormaqedoninikolla gruevskiReformën

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Tour de France, i paarritshëm, flasin statistikat

Tour de France, i paarritshëm, flasin statistikat

Meta betohet si President në Kuvend. Ja ku qëndron Rama

Meta betohet si President në Kuvend. Ja ku qëndron Rama

Kuksiani përleshet me arushën, ja si e vura poshtë

Kuksiani përleshet me arushën, ja si e vura poshtë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet
Aktualitet

Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet

by mirseda
13:47 | 02/12/2025
0

Një makinë e parkuar është djegur nga flakët gjatë natës në Mirditë. Rrethanat janë ende të paqarta,...

Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

13:43 | 02/12/2025
Rama reagon sërish për Ballukun: Do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës në Drejtësi, por…

Rama reagon sërish për Ballukun: Do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës në Drejtësi, por…

13:36 | 02/12/2025
Arrestohet ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini

Arrestohet ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini

13:32 | 02/12/2025
Berisha ironizon Ballën: Ndryshon nga mëngjesi në darkë, është njeri pa karakter

Berisha ironizon Ballën: Ndryshon nga mëngjesi në darkë, është njeri pa karakter

13:19 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com