Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Zhvillimet e pritshme për 2019-tën, sytë nga SPAK

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Reforma në drejtësi/ Zhvillimet e pritshme për 2019-tën, sytë nga SPAK

Në vendimet e pritshme kyçe janë zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe emërimi i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK do të ketë detyrën të luftojë kriminalitetin e nivelit të lartë dhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian kanë ofruar sakaq ndihmë në trajnimin dhe përgatitjen e funksionarëve të kësaj strukture.

Gjyqtarët e gjykatës për Krime të rënda kanë mundësinë të jenë përkohësisht anëtarë të Gjykatës së Posaçme, me kushtin që ata dhe familjarët e tyre të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare si dhe të telekomunikimeve vetjake.

Për të marrë emërimin e përhershëm në këtë institucion, gjyqtarët duhet të kalojnë me sukses edhe procesin e vetingut, si dhe të përmbushin kriteret e promovimit në detyrë.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” parashikon gjithashtu edhe rastin kur gjyqtari i përkohshëm ngel në veting.

Nga ana tjetër, emërimi i një prokurori të ri të përgjitshëm pritet t’i hapë rrugën zbatimit në praktikë të parimit të pavarësisë në vendimmarrje të prokurorëve, një nga ndryshimet kyçe të reformës në drejtësi.

Procesi i vetingut, i cili gjatë vitit të kaluar kontrolloi pasuritë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës së 9% të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë gjatë vitit të kaluar, pritet të vijojë këtë vit me përfundimin e kontrollit të një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë krerët e gjykatave dhe gjyqtarët e gjykatave të apelit.

BE do të vendosë

Krerët e shteteve të Bashkimit Europian do të vendosin në qershor nëse duan apo jo të hapin bisedimet për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në qershorin e kaluar, Këshilli i BE-së u shpreh në mënyrë ambigue, duke lënë një portë të hapur por njëkohësisht duke kërkuar zbatimin e reformave në Shqipëri. Reformat në këtë drejtim kanë ecur sa para aq edhe pas. Ndërsa reforma në drejtësi ka ecur përpara, reforma elektorale nuk është konkluduar. Nga ana tjetër, BE do të duhet të vlerësojë nëse Shqipëria ka bërë apo jo hapa të mjaftueshëm përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërsa disa operacione policore gjatë vitit të kaluar kanë arritur një shkallë suksesi kundër trafikut të drogës, Shqipëria ende nuk ka shënuar ndonjë rast zyrtari të lartë të dënuar për korrupsion.

Zgjedhje

Shqiptarët do të votojnë më 30 qershor për kryetarë bashkish dhe anëtarë të këshillave bashkiake. Partia Socialiste pritet të përballet me dy forca opozitare, PD dhe LSI në këto zgjedhje, të cilat konsiderohen njëkohësisht si test i popullaritetit por edhe test i fuqisë së makinerisë elektorale për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2015 duke kapur 30 poste kryebashkiakësh më vete plus katër të tjerë përmes aleatëve të ngushtë, PDIU, MEGA dhe Aleanca Maqedonase. PD fitoi në 15 bashki ndërsa LSI, në atë kohë në aleancë me PS-në, fitoi 10 bashki.

Sa i përket këshillave bashkiake, koalicioni i majtë i vitit 2015 fitoi shumicën dërrmuese të tyre, por PS më vete teknikisht humbi shumicën pas ndarjes nga LSI në vitin 2017. Që nga ajo kohë, shumë këshilltarë të LSI-së kanë demonstruar gadishmërinë për të mbështetur Partinë Socialiste në disa bashki të rëndësishme të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin e Korçën.

Në historinë e re të Shqipërisë, partitë në pushtet kanë avantazhe të mëdha në zgjedhjet për pushtet vendor, kryesisht për shkak të shkallës së lartë të përqendrimit të pushtetit në duart e kryeministrit. Në zgjedhjet për pushtet vendor në vitit 2000 e 2003, qeveria socialiste e kohës arriti të fitonte shumicën dërrmuese të komunave e bashkive ndërsa në zgjedhjet e viteve 2007 e 2011, qeveria demokrate arriti gjithashtu të fitojë në shumicë dërrmuese garat për kryebashkiak e kryekomunar, por në ato zgjedhje socialistët ia dolën të fitonin disa bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani e Fieri.

Panorama politike e këtij viti duket se ka ndryshuar shumë nga ajo e vitit 2015, jo vetëm si pasojë e daljes së LSI në opozitë, por edhe si pasojë se në zgjedhjet e vitit 2017 nuk pati koalicione paraelektorale. Në zgjedhjet e vitit 2015 koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane përmbante 37 parti aleate ndërsa koalicioni i djathtë, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet kishte 15 parti anëtare. Gjithsej 63 parti morën pjesë në garën e vitit 2015, ndërsa më 2017 vetëm 18 parti arritën të plotësojnë kushtet për të prezantuar kandidatë. Është e paqartë nëse në zgjedhjet e këtij viti dy partitë e mëdha do të zgjedhin të bëjnë koalicione me çfarëdolloj partish apo do të vijojnë praktikën e vitit 2017./Birn/

TË LIDHURA

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:54 | 09/10/2025
Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Next Post
Rrëfimi rrëqethës i nënës së shqiptares së vrarë: S’e shihja prej 12 vitesh!

Rrëfimi rrëqethës i nënës së shqiptares së vrarë: S’e shihja prej 12 vitesh!

Foto/ Nga Merilyn Monroe tek Lady Diana, si do dukeshin yjet e së kaluarës me botoks

Foto/ Nga Merilyn Monroe tek Lady Diana, si do dukeshin yjet e së kaluarës me botoks

Vdiq për 20 minuta, Rihanna: Çfarë përjetova para se të kthehesha në jetë

Vdiq për 20 minuta, Rihanna: Çfarë përjetova para se të kthehesha në jetë







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com