Pak pas hapjes së referendumit në orën 09:00, qytetarët janë përleshur me policinë spanjolle, e cila ndërhyri për të ndaluar zhvillimin e procesit të votimit.
Oficerët bllokuan hyrjen në shkollën publikeduke hyrë me forcë në ndërtesë, ku kanë larguar kutitë e votimit. Ndërkohë, njerëzit kanë reaguar duke u përleshur me forcat e shumta, ndërsa ka pasur disa të plagosur si pasojë e ndërhyrjes.
Në një qendër pranë Gironës, ku pritej të votonte Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont, rojet civile me helmeta bllokuan hyrjen dhe më pas thyen dyert e pallatit të sporti në kërkim të kutive të votimit.
Kreu i marrëdhënieve të jashtme në qeverinë katalonjase kërkoi nga nerëzit që të votojnë, ndërsa shtoi se ky nuk ishte referendumi që priste.
“Ky nuk është referendumi që planifikuam, por jemi në një pozicion për të garantuar se do të ketë referendum”, tha Raul Romeva.
Nga ana tjetër, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka dërguar mijëra forca policore në Katalonjë për të mbajtur rendin gjatë votimit, të cilin e ka cilësuar si të jashtëligjshëm nga Gjykata Kushtetuese Spanjolle.
Duket se procesi i votimit është thuajse i pavlefshëm pas ndërhyrjes së policisë spanjolle, ndërsa separatistët po planifikojnë veprime të tjera pas votës së ditës së diel.