Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Raundi i dytë për Stambollin, Erdogan organizon ngjarjen e pazakontë në Turqi

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Raundi i dytë për Stambollin, Erdogan organizon ngjarjen e pazakontë në Turqi

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kandidatit të opozitës. Shpresat e AKP mbeten në duelin televiziv të së dielës.

Duel televiziv – një ngjarje e pazakontë kjo për Turqinë në fushatën zgjedhore për postin e kryetarit të bashkisë në Stamboll: Të dielën, një javë para përsëritjes së zgjedhjeve në Stamboll, kandidati i partisë konservatore-islame, AKP, Binali Yildirim dhe kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu dalin përballë në një duel televiziv në Turqi. Një duel i tillë, një gjë e vetëkuptueshme në shumë vende demokratike, është një rast i jashtëzakonshëm në Turqi. Prej 17 vitesh nuk ka pasur më duele televizive para zgjedhjeve. Që nga koha, kur presidenti turk, Erdogan dhe partia e tij, AKP erdhën në pushtet, ai i bojkotoi formate të tilla televizive.

Në një kohë që vetë Erdogani si politikan lokal i Stambollit përfitoi jashtëzakonisht në vitet 90-të nga duelet televizive. Si politikan i partisë islamiste paraardhëse të AKP-së, partisë së drejtësisë dhe bamirësisë, ai ndiqte qëndrime konservatore që nuk i përgjigjeshin rrymës kryesore politike në Turqi. Në duelet televizive, bashkë me mentorin e tij politik, Nexhmetin Erbakan ai kishte një platformë për të luftuar kundër imazhit negativ të partisë së tij. Në vitin 2002, në zgjedhjet parlamentare pasoi pastaj triumfi i madh: AKP e Erdoganit fitoi qartë zgjedhjet. Që nga ajo kohë, Erdogani nuk u pa më në duele televizive me kandidatë opozitarë.

Arif Beki, këshilltar për media i presidentit turk në vitet 2005-2009 e shpjegon kështu këtë ndryshim të strategjisë. „Raunde të tilla bisedimesh, që i sollën avantazhe Erdoganit në të shkuarën, sot ai i konsideron të pavlefshme. Konkurrentët, që ai nuk i sheh si të barabartë nuk duhet të përfitojnë nga popullariteti i tij. Nga ana tjetër ai nuk do që të prezantohet në duele të tilla si i prapambetur, si ka ndodhur në këtë shkuarën.”

Rikthim në raunde televizive

Prandaj për shumë vetë është e pashpjegueshme, pse AKP, pas 17 vitesh para raundit të dytë të zgjedhjeve në Stamboll, lejon një duel televiziv me kandidatin e opozitës dhe këtë në kushte të balancuara. Moderatori i televizionit, Ismail Kücükkaya nuk njihet si i afërt me AKP, edhe televizioni Fox News që transmenton duelin njihet si kritik ndaj AKP-së. Nga ana tjetër, kandidati i opozitës Imamoglu është në avantazh në një duel të tillë. Ai njihet si folës elokuent, ndërsa Yildirimi duket në daljet publike si i papërpunuar dhe pa ide kreative. Immamoglu e njeh mirë artin e të shfrytëzuarit të pikave të dobta të konkurrentit. Sondazhet tregojnë një avantazh prej 2-6% të kandidatit të opozitës që nga vendimi për përsëritjen e votimeve.

Për Erdoganin kanë rëndësi këto votime

Stambolli është qendra ekonomike e Turqisë dhe ka një arkë bashkie të mbushur plot, që nga partia qeverisëse AKP u shfrytëzua me vite për të mbajtur në këmbë kontaktet e rëndësishme me biznesin. Nga ana tjetër, vetë Erdogani ka qenë kryetar bashkie i Stambollit, dhe si i tillë ngriti një rrjet të fortë, prej nga pushtoi të gjithë Republikën.

Erdogan e di: Humbja e Stambollit do të ishte një humbje e madhe pushteti për të. Prandaj partia qeverisëse AKP ka ndërmarrë një sërë masash për të mënjanuar humbjen. Përsëritjen e zgjedhjeve nga Komisioni i Lartë Zgjedhor, që u arrit vetëm me presionin e AKP-së; një ofensivë marrjeje me të mirë e elektoratit kurd; përpjekje për ta diskredituar kandidatin opozitar duke pretenduar, se ai është i ndikuar nga „fuqi të huaja”. Por asgjë nuk pati sukses, Imamoglu doli gjithmonë i pandikuar në fushatë.

Opozitarët besojnë, se dueli televiziv është një lëvizje shahu e partisë AKP për t’u paraqitur si transparente dhe demokratike. „Debati Imamoglu-Yildirim duhet të krijojë përshtypjen, se gara për postin e kryebashkiakut zhvillohet në kushte demokratike”, thotë politologu turk, Ülkü Doganay. Shumë vetë e shohin këtë duel si një akt dëshpërimi. Kështu mendon edhe ish-këshilltari për media i Erdoganit, Arif Beki. „Nuk mund të mendohet, se Erdogani e ka ndryshuar qëndrimin e tij papritur për duelet televizive. Arsyeja e vetme, pse ai ka dhënë dritën jeshile është është se fushata e Yildirimit deri më tani nuk ka pasur sukses.” Presidenti turk, i cili që nga viti 2002 gjithmonë është treguar aktiv në fushatën zgjedhore, këto ditë nuk ka dalë më në fushatë. Ka edhe nga ata që besojnë, se ai e ka lënë në mëshirë të fatit Yildirimin, për t’ia lenë pastaj më 23 qershor atij fajin, në rast të një humbjeje. / Nga Banu Güven, Daniel Bellut, DW

Tags: DytëErdogan organizonngjarjenpazakontëRaundiStambollinturqi

TË LIDHURA

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi
Bota

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur
Bota

Protestat masive në Iran, 51 qytetarë humbin jetën, mes tyre 9 të mitur

19:31 | 09/01/2026
Next Post
“Çfarë ndodh pas 30 qershorit”, Rama: Ja pse kanë frikë Berisha, Meta, Basha dhe Kryemadhi

“Çfarë ndodh pas 30 qershorit”, Rama: Ja pse kanë frikë Berisha, Meta, Basha dhe Kryemadhi

Sherr me thika në Institut, qëllohet disa herë futbollisti

E përplasi ambulanca, ndërron jetë në spital e moshuara

Nis protesta para Drejtorisë së Policisë, bllokohet rruga/ Salianji jep sinjalin e radhës

Rama në Maliq, Salianji nxjerr mesazhet: Kryebashkiaku kërcënon punonjësit, sjellin 4 persona







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com