Rasti Tërkuza nuk mund të themi se nuk njihet nga publiku dhe aq më tepër si një rast i përditshëm shqetësues për banorët e zonës. Prej 17 vitesh në Kamëz po kryen një masakër mjedisore në lumin e Tërkuzës, ku në mënyrë të kundraligjshme depoziton mbetjet e saj urbane pranë rrjedhës së lumit, shkruan ekskluzivisht AlpeNews.al.
11 kilometra nga Tirana, në zonën e quajtur Zall Herr, ndodhet ky vendshkarkim mbeturinash i cili është shumë pranë lumit të Tërkuzës dhe shumë pranë banesave të kësaj zone.
Mbetje spitalore, sende plastike, goma, qese, janë disa prej objekteve që mund të vihen re përgjatë rrjedhës së lumit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur këtë shqetësim duke marrë shkas edhe nga ankesat e banorëve, të cilët e kanë të pa mundur jetesën aty, por dhe për dëmin ekologjik që po ndodh në këtë zonë, duke u ardhur në ndihmë banorëve duke e çuar këtëçështje në gjykatë.
Banesat janë shumë afër zonës, sakaq edhe uji i pijshëm është i ndotur. Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, avokat Elton Frashëri
Rasti i Tërkuzës, një shqetësim prej 17 vitesh në Kamëz, cilat janë shqetësimet qëKomiteti Shqiptar i Helsinkit ka vërejtur nga monitorimi në këtë zonë?
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) më dt. 28.07.2017 ka verifikuar në terren situatën e krijuar në ish vend-depozitimin e mbetjeve urbane, në lumin Tërkuzë, pranë Rrugës “Argjinatura”, Bashkia Kamëz. Referuar edicioneve informative apo njoftimeve në median audio-vizive dhe të shkruar të kohës në fjalë, në cilësinë e një organizate jo fitimprurëse, misioni i së cilës është të kontribuojë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, KShH është njohur me shqetësimet e forta të ngritura nga banorëte kësaj zone, si pasojë e ndotjes mjedisore nga grumbullimi dhe djegia e mbetjeve urbane, si dhe dëmit qëmund ti shkaktohej shëndetit të tyre.
Grupi i punës i KShH-së në përbërjen e të cilit edhe një Ekspert Mjedisor, konstatoi shkallën e lartë të ndotjes në mjedis. Djegia e mbetjeve ishte intensive dhe se mbeturinat e gjithçfarë llojeve urbane, familjare, inerte, metalike, spitalore, ushtarake, plastike, goma, tekstile etj., që ishin grumbulluar prej kohësh në këtë vendgrumbullim, shkaktonin një shkallë ndotje të lartë të ajrit, të tokës dhe ujrave. Sasira të mëdha mbetjesh shkarkoheshin në lumin Tërkuzë duke e ndotur atë dhe nëpërmjet rrjedhës së tij dëmtonin tokën, kulturat bujqësore dhe biodiversitetin e zonës përreth, por edhe më tej gjatë rrjedhës së lirë të lumit Tërkuzë. Në kushtet e depozitimit të mbetjeve pranë brigjeve të lumit dhe pa asnjë seleksionim paraprak ose përgatitje dhe pa asnjë izolim shtresor në vendgrumbullim, shkalla e penetrimit dhe shkarkimit të tyre është shumë e lartë.Shtëllungat e tymit mund të shiheshin që vinin prej djegies së mbetjeve, të depozituara në brigjet dhe shtratin e lumit, ndërsa banesat dukeshin me sy të lirë, ku më të afërtat ishin rreth 200 m në vijë ajrore distancë nga vendgrumbullimi dhe djegia e mbetjeve. Për këtë situatë të krijuar, nisur që prej vitit të largët 1999, rreth 200 banorë të Bashkisë Kamëz ishin grumbulluar dhe po protestonin kundër djegies së mbetjeve dhe ndotjes së rëndë që shkaktonte për shëndetin dhe mjedisin e tyre.Dëmet në mjedis, veçanërisht në ajër dhe ujin e puseve janë të dukshme dhe të prekshme për rreth 100,000 banorë të Bashkisë Kamëz.
Në vijim të këtyre konstatimeve të rëndësishme mbi gjendjen e ndotjes mjedisore në lumin Tërkuzë, Bashkia Kamëz, cilat ishin hapat konkretë ligjorë të KShH-së për adresimin e situatës, në përputhje me misionin e tij?
KShH ka vlerësuar se institucionet shtetërore si Bashkia Kamëz, Inspektorati i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, si dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit duhet të kishin marrëprej kohësh masa efektive në drejtim të ndërhyrjes së menjëhershme administrative apo operative për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen, izolimin e territorit dhe mbulimin e mbetjeve me shtresa dheu dhe materiale të papërshkueshme nga elementët ndotës në mjedis, largimin e mbetjeve nga vendgrumbullimi në brigjet e lumit Tërkuzë dhe rehabilitimin e tij, si dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga ndikimet e dëmshme të mjedisit, në përputhje me Ligjin për shëndetin publik.Konstatimet që rezultuan nga verifikimi i KShH janë bërë me dije, zyrtarisht, këtyre organeve qëndrore dhe vendore që kanë kompetenca monitorimi, inspektimi, vlerësimi dhe mbikëqyrëse në lidhje me veprimtaritë më ndikim në mjedis.
Në kushtet e mungesës së një reagimi institucional të duhur nga organet e qeverisjes në nivel lokal dhe qëndror, për rehabilitimin e mjedisit dhe parandalimit të ndotjes në të ardhmen, në fund të vitit 2017 KShH-jaka paraqitur padi në gjykatë brenda afatit ligjor në përputhje me legjislacionin mjedisor dhe gjykimin administrativ.Kërkesë-padia e KShH-së përmbante kërkime në lidhje me „detyrimin eBashkisë Kamëz, për të informuar Agjensinë Kombëtare të Mjedisit për dëmin e shkaktuar nga ndotja … dhe kryerjen e rehabilitimit të gjithë dëmit duke përballuar kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, të vlerësimit të masave të nevojshme përsa i takon pastrimit të mbetjeve urbane dhe inerteve, si dhe sistemimit të shtratit të lumit Tërkuzë…“.Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë (Gjykata) zhvilloi disa seanca gjyqësore, në të cilat secila palë parashtroi argumentat dhe kundërargumentat faktike dhe ligjore në lidhje me situatën e ndotjes mjedisore duke iu garantuar„barazia e armëve“, sipas një procesitë drejtë dhe të rregullt gjyqësor.
Po pala e Paditur si ka realizuar mbrojtjen ligjoregjatë procesit gjyqësor, në lidhje me ndotjen e rëndë qëiështë shkaktuar mjedisit në territorin që mbulon kjo Bashki?
Nëpërmjet prapësimeve, parashtrimeve dhe konkluzioneve që ka paraqitur gjatë gjykimit, ndër të tjera, Bashkia Kamëz ka analizuar në përgjithësi historikun institucional të përcaktimit të vendgrumbullimit të mbetjeve urbane jo të rrezikshme, pranë Rrugës “Argjinatura”, në lumin Tërkuzë, por pa mundur të kundërshtojë rrethanat e faktit të ndotjes së rëndë mjedisore të verifikuar nga KShH-ja më dt. 28.07.2017 dhe të rikonfirmuar në disa zona përgjatë shtratit të këtij lumi edhe në kohën e shqyrtimit gjyqësor të kësaj padie. Ndërkohë, dokumentacioni i paraqitur si provë nga Bashkia Kamëz, konkretisht Akt-miratimi i ARM-së Tiranë, ka përcaktuar ndalimineçdo lloj shkarkimi në ajër, përveç avullit të ujit, si dhe në kanalizime, ujëra sipërfaqësorë, nëntokësor apo në tokë, kusht i cili është shkelur nga ndotja prej mbetjeve urbane dhe djegia e tyre, e verifikuar nga KShH.
Gjithashtu, pala e Paditur ka pretenduar gjatë gjykimit se kjo zonë nuk shërben aktualisht si vend-depozitim për mbetjet urbane dhe nuk ka detyrim të ruhet me roje, por KShH ka verifikuar shkeljen e kushtit të liçencës nr. III, 2.b, miratuar nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit në lidhje me këtë detyrim, në periudhën kur ekzistonte vend-depozitimi, gjatë verifikimit më dt. 28.07.2017. Së fundmi, nëpërmjet një materiali filmik 9 – sekondëshe synohej nga Bashkia Kamëz që të vërtetohej pretendimi se aktualisht nuk ka më ndotje mjedisore pranë lumit Tërkuzë, por në këtë video nuk rezultonte asnjë e dhënë mbi datën, muajin dhe vitin e këtij regjistrimi. Madje, pretendimi i Bashkisë rrëzohetpër sa i përket kohës të kryerjes së saj, veçanërisht nga Akti i Ekspertimit i realizuar më dt. 31.03.2018. Mbi të gjitha, objektiviteti i këtij materiali filmik kompromentohet për shkak të fushë-pamjes së kufizuar, vetëm në një kënd të caktuar të ish vend-grumbullimit të mbetjeve urbane, pasi mungon pamja e pjesës më të madhe të hapësirës.
Nga ekspertimi i realizuar gjatë gjykimit, cituar nga ju, a ka rezultuar ndonjë përgjigje për dëmin që po i shkaktohet mjedisit dhe banorëve që jetojnë shumë pranë zonës në fjalë?
Në fakt, po! Pjesë e rëndësishme, objektive dhe profesionale e këtij gjykimi ishte caktimi i Ekspertit, kryerja e ekspertimit teknik, si dhe administrimi si provë në Gjykatë të Aktit të Ekspertimit nga Ekspert të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme.Pasi inspektoi në terren dhe shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga palët në gjykim Ekspertja i është përgjigjur në mënyrë të detajuar pyetjeve dhe detyrave të caktuara nga Gjykata, duke konstatuar dëm në tri pozicione, 2 ranishte dhe 1 pemëtore, ku një prej të cilave i përket ish vend-depozitimit të mbetjeve urbane nga Bashkia Kamëz. Ndërsa në 2 pozicionet e tjera, shumë pranë ish vend-depozitimi të mbetjeve, janë konstatuar mbetje inerte dhe urbane brenda në lumin Tërkuzë dhe mbi shtratin e tij që shkaktojnë akumulimin e prurjeve apo mbivendosjen e mbetjeve urbane.
Sipas ekspertimit, këto mbetje kanë ndikuar në ndotjen e ujërave të lumit Tërkuzë, ujërat e nëntokës, si dhe mostrajtimi i tyre sjell edhe ndotjen e ajrit nga lëshimi i gazeve të ndryshme dhe rënien e pakontrolluar të zjarreve, duke provuar katërcipërisht pretendimet e KShH-së, me anë të njohurive shkencore dhe teknike.Pavarësisht pretendimeve të Bashkisë Kamëz, se Akti i Ekspertimit ka tejkaluar objektin e Kërkesë-padisë, KShH ka mbajtur qëndrimin para Gjykatës se objekti i Kërkesë-padisë nuk mund të rezultojë nga një lexim dhe interpretim i thjeshtë, literal i asaj çfarë shkruhet në një fragment të pjesës hyrëse të saj, por vlerësohen në tërësi kërkimet e paditësit për të nxjerrë në pah kuptimin e tyre.Gjykata pranoi arsyetimin e KShH-së, i cili mbështetet në qëndrimet e unifikuara të Gjykatës së Lartë, konkretisht në Vendimin Nr.9/2006 dhe Nr.3/2012.
Proçesi gjyqësor sapo ka përfunduar, si ishte vendimmarrja e Gjykatës?
Më dt. 16 Maj, Gjykata shpalli dispozitivin e vendimit, në të cilën vendosi pranimin e Kërkesë-padisë së KShH-së. Së fundmi, Gjykata ka depozituar në sekretari Vendimin e arsyetuar ku pasqyrohen të gjitha argumentat ligjorë mbi arsyet e pranimit të Kërkesë-padisë dhe argumentimin ligjor në tërësi, duke konfirmuar qëndrimin e KShH në të gjitha kërkimet e tij.
Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në advokimin dhe mbrojtjen strategjike të mjedisit nga faktorët ndotës dhe rrjedhimisht shëndetin e shtetasve që preken potencialisht nga ky fenomen. Paaftësia e organeve të qeverisjes vendore për të vepruar me efektivitet në mënyrë që të garantojë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, veçanërisht neni 2 dhe 8 të KEDNj-së, në sfondin e detyrimeve që burojnë nga e drejta ndërkombëtare dhe e brendshme për Shtetin Shqiptar.
Besoj se kjo iniciativë e suksesshme e KShH-së mund të shërbejë si një praktikë e vlefshme për raste të tjera të ngjashme, për grupe në nevojë apo organizata të shoqërisë civile që veprojnë në këtë fushë, në funksion të përmirësimit dhe përmbushjes së parimit të mirëqeverisjes në praktikën institucionale të përditshme, të organeve të administratës publike./AlpeNews.al