Një grua e cila qëndroi 7 muaj në koma ka lindur një vajzë. Shafiya, një nënë indiane u lëndua rëndë në një aksident me motor kur ishte vetëm 40-ditëshe shtatzënë. Në momentin e rrëzimit, ajo nuk kishte vendosur kokore. Shamia ngeci në rrotën e pasme të mjetit teksa ajo ndodhej e ulur pas partnerit të saj, duke shkaktuar përplasjen dhe fraktura të konsiderueshme.
Shafiya ishte 40 ditë shtatzënë në kohën e aksidentit. Pas trajtimit fillestar në Bulandshar, ajo u referua në qendrën e traumës AIIMS. Ajo iu nënshtrua katër operacioneve neurokirurgjikale muajt e fundit gjatë shtrimit në spital.
Më 22 tetor ajo solli në jetë fëmijën me rrugë normale. Një skanim me ultratinguj i bërë kur ajo ishte 18 javëshe shtatzënë konfirmoi se foshnja e saj ishte e shëndetshme.
Aktualisht gruaja është ende pa ndjenja. Sipas Dr Deepak Gupta, një neurokirurg, Shafiya ka një shans 10-15 për qind për të rifituar vetëdijen.
“Në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënisë u diskutua shumë nëse duhet t’i ndërprisnim shtatzëninë apo të vazhdonim shtatzëninë, pasi nëna ishte ende pa ndjenja.
Duke qenë se nuk u konstatuan anomali kongjenitale tek fetusi me ekzaminimet ekografike të nivelit 2 serial, ekipi mjekësor sugjeroi opsionin për të vazhduar shtatzëninë”, tha Dr Gupta.
“Vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të gjendjes së nënës, iu la familjes. Familja vendosi të vazhdonte shtatzëninë më pas. Shumë e pazakontë. Nuk kam hasur në asnjë rast të tillë në 22 vitet e karrierës sime neurokirurgjike në AIIMS”, shtoi ai.
Burimi i lajmit: India Today. Përshtatur nga Tirana Today