Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Rasti i gazetarit në Suedi; një shembull i mirë për t’u ndjekur në Shqipëri

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rasti i gazetarit në Suedi; një shembull i mirë për t’u ndjekur në Shqipëri

Një shembull mjaft pozitiv vjen nga Suedia, ku është regjistruar një rast mjaft interesant. Bëhet fjalë për mënyrën e largimit të një moderatori nga televizioni TV 4, për t’iu bashkuar pikërisht rivalit të tij TV 3.

Por, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në vendin tonë, me deklarata shpërthyese pas një prishje marrëdhënie pune, largimi i moderatorit është pritur me shumë mirëkuptim.

Edhe pse u largua pas 18 vitesh eksperiencë, Peter Jihdet u ‘përcoll’  me urime të shumta dhe mesazhe falënderimi, si dhe me mbështetje në angazhimin e ri profesional.

Rasti është publikuar nga gazetari Arben Vata, i cili ka dhënë edhe një mesazh për ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, pavarësisht nga zgjedhjet e këtij të fundit.

Postimi i plotë:

Moderatori largohet tek konkurrenti. TV i kushton emisionin e mëngjesit

-Ndryshimi madh që tregon sa larg jemi nga BE

TV 4, një nga televizionet më të mëdha në Suedi, i kushtoi sot një minutazh të gjatë moderatorit të emisionit të mëngjesit, Peter Jihde, i cili pas 18 vitesh pune në këtë TV largohet për një experience të re tek rivali TV 3. Stafi dhe drejtuesit e TV, kolegë dhe bashkëpunëtorë të emisionit në vite, i përcollën atij urime dhe mesazhe falënderimi dhe gjithashtu mbështetje në angazhimin e ri professional. Mesazhe të tilla mori ai edhe nga shumë qytetarë të thjeshtë të cilët shprehën simpatinë e tyre në rrjete të ndryshme sociale.

Për shumicën e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, emri i këtij gazetari dhe TV suedez ndoshta nuk thotë asgjë. Por, mënyra sesi u largua ky gazetar nga TV ku punoi dhe respekti që treguan kolegët dhe qytetarët, tregon shumë. Tregon në fakt sesa larg jemi ne nga Europa e qytetëruar, edhe në jetë drejtim. E imagjinoni se çfarë ndodh tek ne kur një gazetar ndërron punë, shkon tek një tv apo gazetë tjetër rivale? Pronarët dhe drejtorët të shohin si armik dhe qysh në momentin që marrin vesh diçka, nuk te flasin me gojë. Nuk te hapin telefonin, bëjnë sikur nuk te shohin në kafen e punës, mundohen të të mbajnë rrogën dhe mundësisht të shkelin çdo pikë të kontratës. Të ndikuar nga shefat e mëdhenj, njësoj bëjnë edhe gazetarët servilë dhe kolegë apo pjesa tjetër e stafit. A thua se kolegu që po largohet është armik dhe sabotator i medias për të cilën bëhet fjalë?!… Të njëjtën gjë bëjnë edhe qytetarët, të cilët kur shohin se gazetari që ata kanë pëlqyer shkon tek një konkurrent, nisin e shajnë dhe thonë çdo gjë të mundur për të.

Nuk besoj se ja vlen të përmendim emra gazetarësh që janë larguar ndër vite në mediat konkurrente, të cilët kanë pasur eksperienca krejt të ndryshme nga kolegu suedez. Ajo që ja vlen të përmendet, besoj unë, është që raste të tilla nga Skandinavia e ftohtë, të na shërbejnë për të ftohur mendjet tona të nxehta shqiptare ; për të respektuar njerëzit e punës publike dhe informimit publik kudo ku ata kontribuojnë. Bota sot është aq e vogël dhe jeta është aq e shkurtër sa nuk ja vlen ta kalojmë me mëri e xhelozi sepse ka vend për të gjithë. Edhe Europa ku duam të integrohemi prej gati 30 vjetësh ka vend për ne. Por jo për shembuj të ndryshëm nga ky shembulli i thjeshte që ndodh rëndom në një vend Europian.

Tags: ne Shqiperinë Suedi; një shembull i mirëpër t’u ndjekurRasti i gazetarit

TË LIDHURA

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë
Aktualitet

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

09:43 | 16/02/2026
Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!
Aktualitet

Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

09:39 | 16/02/2026
Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale
Aktualitet

Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

09:21 | 16/02/2026
Next Post
Më në fund! Marrëveshje koalicioni në Gjermani

Më në fund! Marrëveshje koalicioni në Gjermani

Asambleja e FSHF-së/Debati zhvendoset në kafe, Fino sulmon Dukën

Asambleja e FSHF-së/Debati zhvendoset në kafe, Fino sulmon Dukën

Thaçi nga Amerika godet Brukselin: Dështuat me Kosovën, por ne nuk dëshpërohemi

Thaçi nga Amerika godet Brukselin: Dështuat me Kosovën, por ne nuk dëshpërohemi







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj
Sport

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

by mirseda
09:51 | 16/02/2026
0

Një tjetër e papritur ndodh në prag të zgjedhjeve të Federatës Shqiptare të Futbollit të kësaj të...

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

09:43 | 16/02/2026
Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

09:39 | 16/02/2026
Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

Manja: Nuk cënohen hetimet apo të hiqet përgjegjësia personale

09:21 | 16/02/2026
Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Të anullohen

09:19 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com