Gruaja me flokët më të gjatë në botë dhe që ka vendosur edhe më herët rekorde quhet Asha Mandela, por ajo njihet edhe me nofkën “Rasta Rapunzel”. Asha mban rekordin Gines për flokët më të gjatë në botë, dhe thekson se i duhen dy ditë për t’i larë dhe tharë ato. Flokët e saj tashmë janë 33 metra të gjatë.
Kur del nga shtëpia, Asha i fut në një çantë flokët, në mënyrë që të mos fshijë rrugët apo t’i ngecin në dyert e autobusit.
Në vitin 2009, Asha ka hyrë në librin e rekordeve Gines. Ndonëse është paralajmëruar disa herë nga mjekët se mund të përfundojë e paralizuar nga pesha e flokëve të saj, ajo duket se nuk ka ndërmend që ti presë ato.